KreuKuzhine

Receta e ditës: Kallamarë me limon


Përbërësit: 1 kg kallamar, 1 gotë verë e bardhë, 4 thelpinj hudhër, 100 gr gjalpë, 1 lugë vaj ulliri, majdanoz, kripë, piper, lëng dhe lëkura e 1 limoni.
Përgatitja: I pastrojmë kallamarët dhe i presim në formë gjatësorë duke i ndarë përgjysmë. Në një tigan hedhim gjalpin, vajin e ullirit dhe thelpinjtë e hudhrës. Shtojmë kallamarët në tigan dhe i lëmë të skuqen për disa minuta. I shuajmë me verë të bardhë dhe i lëmë derisa të avullojë. Grijmë lëkurën e limonit sipër tyre, shtojmë lëngun e limonit, majdanozin e grirë, kripë dhe piper. I shërbejmë me sallatë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF