KreuCelebrity

Selena Gomez dhe The Weeknd i japin fund lidhjes!

Pas lidhjes 10 mujore, Selena Gomez dhe The Weeknd kanë vendosur t’i ndajnë rrugët e tyre. Një vendim i tillë është menduar prej kohësh, madje një burim pranë çiftit ka zbuluar se dy yjet kanë vënë në diskutim marrëdhënien e tyre që prej qershorit.

Sipas fjalëve që po qarkullojnë së fundmi, si Selena, ashtu dhe The Weeknd e kanë patur shumë të vështirë marrjen e këtij vendimi. Çifti filloi të bashkëjetonte pak javë më parë, ashtu sikurse media rozë u mbush me shkrime për kujdesin e ëmbël që këngëtari kishte treguar ndaj Gomez gjatë periudhës së operacionit. Por, mesa duket distanca për shkak të projekteve i ka vështirësuar gjërat.

Një version tjetër është edhe çështja Justin Bieber, me të cilin Selena u pa pak ditë më parë duke ngrënë mëngjes. Gjithsesi, Selena dhe The Weeknd mbeten ndër më të preferuarit në fushën e yjeve…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF