KreuCelebrity

Sot në Dance With Me do të ketë një të ftuar special!

Nëse po prisni të shihni më shumë nga spektakli i sotshëm, mesa duket produksioni ka siguruar një surprizë për publikun. Albi Nako ka postuar në My Story një video të shkurtër, ku shihet Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno duke bërë prova së bashku me trupën koreografike të Nakos në sallën e kërcimit të këtij të fundit. Mesa shihet, djemtë do të jenë e papritura e kësaj mbrëmje.

Albi dhe Flori janë ndër të tjera miq shumë të mirë, dhe kjo u kuptua edhe më tepër të hënën e shkuar. Robert Aliaj pati kritika lidhur me këngën shoqëruese të kërcimit të tangos (kompozuar nga Flori dhe kënduar nga Elvana Gjata), duke e quajtur ‘shkatërrim të vizionit personal për tangon’. Nako i është kundërpërgjigjur panelit të jurisë se ky krijim i Mumajesit është tejet i arrirë, si dhe ka theksuar shoqërinë që ka me muzikantin. Mesa duket, mbrëmja e sotme do të jetë më me energji se kurrë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF