Çuna seksi për Halloween 0 241

Çdo vit fantazia e atyre që e dashurojnë festën e Halloween arrin në maksimin, duke krijuar maska dhe personazhe nga më të ndryshmit.  Bordo ka zbuluar një tjetër mënyrë për të sjellë personazhe origjinalë, por edhe superseksi pikërisht për këtë natë. Këtë herë kemi menduar për çunat, sesi të duken  bukur për këtë natë, por jo vetëm bukur, por edhe seksi. Bëhet fjalë për disa modele të frymëzuara direkt nga pasarelat, të cilat mund të aplikohen lehtësisht dhe pa shumë shpenzime. Po ju sigjerojmë disa prej tyre.

Stilisti Jeremy Scott sugjeron modelin Gogo Boy, një model i sugjeruar nga tendencat e sezonit Pranverë/Verë 2012.

Pse të mos zgjidhni sugjerimin e Moschino: shndërrohuni në një gjahtar për një natë, pa harruar që kështu do dukeni edhe seksi.

Ngjan si klloun, por në fakt është metaforë e kullës së Babelit, momenti kur gjithë bota nisi të flasë gjuhë të ndryshme.

Jo thjesht mbreti i rrugës mbi motor, por edhe shumë, po shumë seksi. Zgjidhni këtë veshje dhe do t’i lini të gjithë gojëhapur

E kush nuk ka dashur të jetë qoftë edhe një herë Johnny Bravo, personazhi i famshëm i kartonave, por edhe djaloshi i adhuruar nga vajzat.

Djaloshi i artë që rrezaton prej së largu, është një tjetër motel vërtet ‘hot”. Vajzat do të çmenden pas jush natën e Halloween.

Një version gold, por i frymëzuar nga Luigji i 16 është ky model i Moschino i cili sugjeron jetën e shthurrur vetëm për një natë.

A doni të dukeni si një yll rroku? Nuk është e nevojshme të imitoni ndonjë artist, pasi Jeremy Scott sugjeron një version ndryshe.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *