Fshijini rrudhat si me dorë, me këtë super maskë me karota 0 104

Le të largohemi paksa nga kremërat e shtrenjtë dhe trajtimet që na zbrazin xhepin si të jetë i shpuar. Maskat tradicionale “bëje mirë, bëje vetë” kanë funksionuar gjithnjë mrekullisht, dhe kjo maskë me karota kundër rrudhave nuk bën përjashtim.

Karota përmban dy vitaminat A dhe E, të cilat cilësohen ndryshe si vitaminat çudibërëse për lëkurën. Ato janë një antioksidantë të fuqishëm, që mbrojnë lëkurën nga plakja.

 

Përbërësit e maskës janë:

Dy karota

Një lugë gjelle vaj ulliri

Një lugë gjelle mjaltë

Një limon i vogël organik

Përgatitja

Pasi t’i keni qëruar karotat, vendosini të ziejnë në një tenxhere me pak ujë. Kur të jenë zbutur tërësisht, lërini të ftohen dhe më pas kthejini në një pure homogjene. Shtojuni tre përbërësit e tjerë dhe përziejeni mirë maskën.

 

Përdorimi

Pasi ta keni pastruar mirë fytyrën, vendosni me kujdes maskën. Lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Fshijeni maskën me një pecetë të pastër kozmetike. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.   

 

Shijojeni fytyrën tuaj rinore!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *