KreuStil Jetese

Gafa e “Dior”: Zgjedh 25-vjeçaren Cara Delevingne si modele për kremin anti-rrudhë!

Edhe shtëpitë më të mëdha të modës nuk u shpëtojnë gafave!

I tillë është rasti i “Dior”, e cila prezantoi linjën më të re të kremërave kundër rrudhave, Dior Capture Totale. Megjithatë, firma e famshme ka dështuar që tani me reklamimin e tij, duke vënë Cara Delevingne si modele për të.

Detaj: Cara Delevingne është vetëm 25 vjeç.

 

 

Përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, kanë shpërthyer ndaj zgjedhjes së saj, duke thënë se është një shaka pa kripë të vësh një modele 25-vjeçare, kur targeti i audiencës së kremit janë femrat më në moshë, me rrudha tashmë të dukshme në fytyrë.

 

Një opsion fort i logjikshëm do të ishte të zgjidhej një modele më e madhe në moshë, por me sa duket “Dior” nuk ka preferuar të veprojë kështu.

Megjithatë, as fama e Cara Delevingne nuk e nxjerr dot firmën nga kjo situatë!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF