Kastro i transformuar, nuk do ta njihni këngëtarin me këtë pamje! 0 243

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë rebel, me flokët herë të gjata, herë të shkurtra, herë me mjekër, herë pa mjekër…Por, çfarë ka ndodhur me Kastro Zizon këtë herë? Këngëtari ka postuar një foto në My Story, e të themi të drejtën nuk e kishim parë ndonjëherë me një pamje të këtillë!



Një gjëndër gjigante në vetull dhe poshtë syrit – fillimisht mendojmë: “Çfarë ka ndodhur me Kastron?!” Por, si shumë pak personazhe, mesa duket pamja e frikshme është më e përshtatshmja për festën e Halloween-it në sytë e artistit. Dhe nëse po mendoni se Kastron mund ta gjeni sot të maskuar kështu rrugëve të qytetit, gaboheni.

Ka qenë zgjedhja për të festuar fundin e tetorit në studion e ‘Thurje’, edhe pse do të ishte po aq ideale për t’u paraqitur në organizime të ndryshme në mbrëmjen e sotme. Me siguri këtë pamje nuk do ta shohim shpesh nga Kastro, sepse ku i dihet, ndoshta vitin tjetër Halloween-i do të vijë më pak i frikshëm për Zizon. Ndërkohë, të gjithë personazhet janë mbërthyer nga atmosfera e një nate si kjo që pritet të vijë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *