Kurseni parfumin, ja si ta bëni të zgjasë më tepër 0 151

Parfumi është një aksesor i rëndësishëm dhe absolutisht i domosdoshëm për femrat. Ka kënaqësinë e vet të kesh aromën tënde dalluese, me të cilën të identifikojnë dhe kthen koka në rrugë.

… Derisa parfumi zbehet. Më pas efekti magjik përfundon.

Si ta bëni aromën e parfumit të zgjasë më tepër? Mbani shënim.

 

  1. Koha më e mirë për të sprucuar parfumin është pasi të kesh hapur poret e lëkurës, pra pas një dushi apo njomjeje me ujë të vakët.
  2. Vendosni vazelinë përpara se të spruconi, për ta ruajtur më tepër aromën.
  3. Spruconi në vendet më të ngrohta të trupit tuaj, si mbrapa veshëve, klavikulave, brenda bërrylave, kërthizë, kyçet e duarve.
  4. MOS FËRKONI KYÇET E DUARVE! Ky është një gabim që e bëjmë të gjithë.
  5. Ruajeni parfumin larg dritës së diellit.

 

Kaq e thjeshtë ishte! Paçi fat në joshjen tuaj!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *