Në dilemë për Halloween? Rikthehuni tek Alexander Delarge! 0 127

E nesërmja shënon ditën e parë të tetorit, e ky është një lajm shumë i mirë për të apasionuarit pas Haloween-it. Vëmendja fokusohet tek kostumet e përzgjedhura për një event të tillë, ndërsa shumica tentojnë të shkojnë drejt horrorit apo pamjeve të frikshme. Të tjerë preferojnë pikturimin e fytyrës, edhe pse kjo e fundit nuk duket se favorizohet së tepërmi për fundin e shënuar të tetorit. Shpesh, personazhet e filmave janë ata të cilët inspirojnë për paraqitjet e Halloween-it, ndërsa tendencat variojnë sipas prodhimeve kinematografike hit të vitit. Kështu, vitin e shkuar Joker-i dhe Harley Quinn u panë pothuajse kudo, por ndoshta dëshironi diçka krejt ndryshe këtë herë.

Edhe pse do të riktheheni në vitet ’70, Alexander Delarge mbetet një nga perzonazhet më të pavdekshëm të kinematografisë. Është imazhi klasik i Halloween-it, e njëkohësisht edhe më i thjeshti. Gjithçka ju duhet është një palë pantallona të bardha, këmishë e së njejtës ngjyrë, tiranda të bardha, bezhë ose të zeza), një kapele e zezë, bastun dhe çizme të po së njejtës nuancë, si dhe qerpikë fallco për njërin nga sytë. Christina Aguilera dhe Rihanna janë dy nga këngëtaret që e kanë sjellë këtë figurë në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë në sytë e të rinjve, ndërsa kanë qenë të shumtë artistët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim. Në galeri do të gjeni disa nga sugjerimet më të mira, të cilat mund t’ju inspirojnë për zgjedhjen e 30 ditëve në vijim. VIDDY WELL, DROOGIES!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *