KreuCelebrity

Paraqitjet ‘in’ të Venerës në “Kënga Magjike 2017”!

Venera është bërë së fundmi shenjestra e artikujve kushtuar stilit, e jo më kot. Përpos adaptimit të tendencave të reja, këngëtarja veçohet edhe për stilin e saj, që nuk e sheh shpesh ndër rradhët e personazheve. Një përzierje mes klasit dhe modernes, ja çfarë shohim më shpesh në kombinimet e Venerës.

Para pak kohësh shkruajtëm se si ajo dhe Elvana Gjata kanë sjellë frymën e viteve ’70 për këtë sezon. Tashmë, paraqitjet e Lumanit po i shohim gjithnjë e më shpesh në “Kënga Magjike 2017”, spektakël në të cilin Venera është prezantuar si pjesë e jurisë. Veshjet e përzgjedhura nga këngëtarja kanë bërë jo pak përshtypje.

Fillimisht, e pamë me kostumin një ngjyrësh jeshil, me dizenjo me lule të mëdha. Një tendencë e tillë është spikatur pothuajse kudo këtë sezon, ashtu sikurse ishte alternativa e preferuar e vajzave të apasionuara pas modës.

Paraqitjet në puntatën e dytë dhe të fundit na kujtuan tendencën për të cilën folëm aq shumë dje, pikërisht veshjet ‘over size’! Kombinuar me funde, të gjatë pak poshtë bluzës, Venera duket se ka zgjedhur një version shumë origjinal të ekspozimit të modeleve të këtij lloji.

Xhaketë gri me kuadrata, beretë dhe çizme të shkurtra ngjitur pas këmbës – a nuk kanë qenë të gjitha këto kryefjala e artikujve të modës së fundmi? Fillimisht, një model të përngjashëm të xhaketës e pamë nga Blake Lively, ndërsa para pak ditësh e njejta dizenjo u përzgjodh nga Lori Hoxha për paraqitjen e rradhës. Çizmet e veshura nga Venera janë stili i preferuar i këtij sezoni, ndërsa për beretat folëm para pak kohësh, si një ndër aksesorët më ‘in’ të momentit.

Kombinimit: pantallona dhe xhaketë, Venera i ka shtuar një detaj mjaft interesant. Ka qenë përzgjedhja e syzeve transparente e të mëdha, ajo që i ka dhënë një tjetër kuptim veshjes së Lumanit. Ky model ishte ndër të parat sugjerime për sezonin e shkuar, por edhe aktualin, duke vërtetuar dhe një herë se këngëtarja është padyshim në një hap me modën.

Cila nga paraqitjet e Venerës ju pëlqen më shumë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF