KreuCelebrity

Rasheli pjesë e Top Channel, ja cili detaj e bashkoi dje me Lori Hoxhën!

Në intervistën më të fundit në Pop Culture, moderatori i emisionit e përmbylli kështu intervistën me Rashel Kolanecin: “Shpresoj të shihemi sërish”, ndërsa velina iu përgjigj duke qeshur: “Seç kam një përshtypje që do shihemi shumë shpesh”. Ishte kjo shenja e parë që tregoi se Rasheli dalëngadalë do të transferohej në Top Channel. Edhe pse ende pa një deklaratë zyrtare, pjesëmarrja në ‘Proçesi Sportiv’ së fundmi ka shuar dyshimet për një lëvizje të tillë.

Deri më tani si pjesë e panelit, duket se Kolanecin do ta shohim pak nga pak dhe në rolin e moderatores. Të jetë vallë zëvendësuesja e Marinës? Kjo ende nuk dihet e nuk mund të thuhet me siguri, ndërsa mbrëmë u vu re një tjetër detaj nga veshja e velinës.

Fustani i famshëm nga Elisabetta Franchi, që çmendi fillimisht Lindsay Lohan dhe Kourtney Kardashian, i është dukur i përshtatshëm edhe Rashelit për paraqitjen e mbrëmshme. Por, mesa duket, velina është inspiruar më shumë nga Lori, e cila u pa me këtë fustan rreth një vit më parë, në mbrëmjen e organizuar nga Top Channel, për festën e vitit të ri. E në fakt, raste të tilla janë bërë të zakonshme tashmë, ndërsa pritet të zbulohet në vijim formati në të cilin do ta shohim Rashelin së shpejti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF