KreuCelebrity

Të pathënat e Bella Hadid-it

Emri i saj i vërtetë është Isabella, për shoqet është «Baby Belle» ose thjesht «Bee», ndërsa për pjesën tjetër të botës ajo është Bella Hadid. Eshtë një nga ato fenomene që natyra i prodhon në mënyrë spontane. E vështirë t’i rezistosh fushës së saj magnetike. Bella është një planet i egër rreth të cilit rrotullohet bota. Që prej shkurtit të vitit 2015, këmba e saj ka shkelur në pasarela të shumta, duke ndjekur kështu hapat e motrës së saj më të madhe, Gigi. Sfilata e parë ishte për stilistin Tom Ford. Po në të njëjtin vit ajo u pa në pasarelat e New York-ut, Londrës dhe Milanos duke ekspozuar veshje te stilistëve të ndryshëm.

Prej disa kohësh Bella Hadid studion për fotografi, pasioni i saj që prej moshës 9 vjecare. Ajo ka mësuar shumë prej fotografëve me të cilët punon, njëri prej të cilëve është Jean-Baptiste Mondino. Fotot që ajo hedh në Instagram tregojnë një pjesë të përditshmërisë së Bellës dhe shikohen nga rreth 15 milionë ndjekës të saj.

“Fotot e mia më të bukura dhe profesionale nuk do t’i gjeni në rrjetet sociale,-thotë ajo. Ato i ruaj në një kënd timin, sepse ndoshta një ditë do të tregojnë historinë time”.

Po kush është Bella Hadid?

Bella Hadid u lind në Los Angeles nga një nënë hollandeze dhe një baba me origjinë palestineze. “Dy refugjatë”, sic shprehet krenare vetë ajo, “të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amërikës u ofruan një mundësi për të realizuar ëndrrat”.

Pikërisht në nder të rrugëtimit të tyre në Amerikë, ajo dhe motra e saj Gigi, ne janar të këtij viti manifestuan kundër dekretit të presidentit amerikan Trump i cili ndalonte gjashtë vende myslimane të futeshin në territorin aamerikan.

Prindërit na kanë mësuar vlerën e punës

Mohamed Hadid, 68 vjec ishte 18 muajsh kur u largua bashkë me prindërit nga Palestina. Pasi diplomimit si arkitekt, ai filloi të ndërtonte hotele luksoze midis Bel Air-it dhe Beverly Hills-it. Yolanda Van Den Herik, mamaja e Gigi dhe Bella Hadid, tashmë 53 vjec, ish ylli i reality-shoë-t «Real Housewives», mbërriti në Amerikë në moshën 16 vjecare me shumë pak para në xhep.

«Prindërit na kanë mësuar vlerën e punës dhe të një dollari”.

Ajo ishte vetëm 14 vjec kur filloi punë në një bar me lëngje frutash në Santa Barbara. Që prej asaj kohe, ajo ka dobësi për periudhën punk dhe gjërat vintage.

Që prej muajit mars ajo është imazhi i maskarës së re Diorshow Pump’n’Volume.

Ditën e hapjes së fushatës, entuziaste ajo deklaroi: «Eshtë një nder i madh, diçka magjike dhe kolosale për mua, të punoj për një markë kaq emblematike, së cilës kam dashur t’i përkas gjithë jetën time.”

Shoqet e fëmijërisë më kujtojnë se nga vij

Dritat dhe prozhektorët tashmë janë pjesë e jetës së saj e megjithatë ajo kurrë nuk  i harron rrënjët.

“Familja ime dhe tri shoqet e mia të fëmijërisë të cilat janë shpërngulur në Amerikë, më kujtojnë gjithmonë se nga vij, se ku i kam rrënjët”.

Së fundmi, familja Hadid ka blerë një fermë kuajsh në Kaliforni. Dikur Bella  garonte në garat me kuaj, por sot, edhe pse nuk ka hequr dorë plotësisht,  shprehet: «Thjesht ideja për të ngarë një kalë për kënaqësi, mjafton që të më bëjë  të lumtur.»

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF