Trick-or-treat edhe në Shqipëri, me Aurela Hoxhën si pioniere!

Mendonim se Halloween-i në Shqipëri ndalej vetëm te kostumet e frikshme dhe party-t në Folie (për të rriturit), por vogëlushët shqiptarë paskan vendosur të marrin çdo traditë nga bashkëmoshatarët e tyre amerikanë!

Tradita e famshme trick-or-treat, ku fëmijët trokasin në dyer dhe kërkojnë ëmbëlsira ka mbërritur edhe në Shqipëri, dhe, suprizë, Aurela Hoxha po merr pjesë në të!

 

Ajo e ka postuar këtë moment në Instastory-n e saj, ku shihet teksa u shpërndan çokollata fëmijëve që i kanë bërë një vizitë.

Po ashtu, Aurela është përfshirë edhe në aktivitete të tjera Halloween-i, si vallëzimi me kostum kaubojsi (apo më mirë të themi cowgirl) në “Dance with me”. Vlen të përmendet edhe trembja që i bëri Ermal Mamaqi në “Xing me Ermalin”, ku Aurelës i ndali zemra për një sekondë.

 

Vetëm të rejat nuk kanë munguar këtë Halloween! Shpresojmë të bëhet një festë akoma më e dashur për shqiptarët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *