KreuStil Jetese

Zgjidhja e së ardhmes për puçrrat: Kjo maskë super e veçantë!

Mund ta keni parë në Instagram, në videot e shumta nga sallonet e bukurisë, dhe të keni pyetur veten se ç’është kjo maskë robotike që të gjithë “pjeshkat” po provojnë këto kohë. Trendi i radhës, apo jo? Një tjetër vitaminë blu në formë arushi për flokët.

Megjithatë, maska është produkt i kompanisë Neutrogena për produktet e lëkurës, e cila lufton aknen me të ashtuquajturën “light therapy” – terapi drite.

Drita blu e maskës lufton bakteret shkaktare të aknes, ndërsa drita e kuqe ul inflamacionin.

Mjafton ta vendosni maskën 10 minuta çdo ditë, dhe do të keni menjëherë fytyrë më të pastër.

Një gazetare e “Refinery29” e mbajti maskën 10 minuta çdo ditë, për 28 ditë. Rezultati final?

“Maska nuk e ndaloi aknen, – tha ajo, – por në fund të eksperimentit, kisha një fytyrë më të pastër në sipërfaqe dhe më të shkëlqyeshme. Gjithsesi, duhet të dini që aknet e mia janë hormonale, ndaj maska nuk ka se si ta luftojë këtë gjë. Për mua, maska ia vlen!”.

E meqë jemi te vlera, sa kushton maska me dritë?

Çmimi i saj është 40 dollarë, një çmim i papërfillshëm për një lëkurë të mirë. A do ta provonit?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF