KreuCelebrity

Brenda mbledhjes sekrete të Kate Middleton në…

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka mbajtur sot në ambientet e Kensington Palace një takim privat mbi shëndetin mendor të nënave në tryezën e rrumbullakët, takim i cili nuk ishte lajmëruar më parë.

 

Kate, në pritjen e ëmbël të fëmijës së tretë nga princi William, ishte përballë dymbëdhjetë akademikëve  të ftuar në këtë takim të cilëve u ka rrëfyer edhe eksperiencën e saj si një nënë e re. “Eksperiencë e mrekullueshme, por edhe sfiduese”, ka treguar ajo mbi mëmësinë.

Pallati mbretëror ka njoftuar se dukesha do të bëjë një vizitë zyrtare në “Qendrën e Fëmijëve Hornsey Road” në 14 nëntor. Gjatë kësaj vizite ajo do të mësojë më tepër mbi shëndetin mendor dhe do të takohet me prindër që kanë përfituar ndihma nga bamirësitë.

 

Duket se Kate Middleton po e merr veten këtë vjeshtë! Pas pjesëmarrjes në galanë për “Qendrën Kombëtare të fëmijëve Anna Freud” në Kensington, e një ceremonie fejese të nesërmen, Kate, si një teniste e talentuar ka vizituar këtë javë edhe një shoqatë  tenisi në të cilën ka luajtur me grupin e fëmijëve.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF