KreuHoroskop

Të palarat në shesh: Çfarë e dashure je, sipas shenjës së horoskopit

Thoni ç’të doni, por është e frikshme se sa kokës i bie astrologjia ndonjëherë!

E dimë që do ta lexoni këtë artikull dhe në fund do të thoni “Dokrra!”… por mos po gënjeni veten?

Bëhuni gati, sepse e vërteta po ju vjen fytyrës.

 

1. Dashi: E dashura SHUMË e sinqertë

Duhet burrë me “rr” të fortë ai që ke në krah! Nuk dimë se si i përballojnë njerëzit zënkat me ty, dhe partneri i një femre Dash duhet të jetë njeri i zgjuar, që të mos shkelë në mina.

Kontrolloni ndryshimet e humorit sepse i çmendni njerëzit! Megjithatë, me partnerin e duhur, jeni një çift ride-or-die.

 

2. Demi: E dashura e logjikshme

Jo se jeni e mërzitshme, thjesht i llogarisni mirë gjërat përpara se të merrni hapin e radhës. Pse të merreni me meshkuj jo-seriozë (pavarësisht tensionit seksual), kur keni një fans që ju adhuron kokë e këmbë?

Për më tepër, ju pëlqen t’ju mbajnë në pëllëmbë të dorës.

 

 

3. Binjakët: E dashura aventuriere

Natyra juaj e lirshme dhe e afrueshme me të gjithë e bën të thjeshtë për ju (dhe për partnerin) të jeni në lidhje. Jeni gjithnjë gati të provoni gjëra të reja, duke e mbajtur kështu lidhjen gjallë. Megjithatë, mërziteni shpejt me gjërat tuaja. Nuk duhet shumë, dhe do fluturoni në lule të tjera.

 

 

4. Gaforrja: E dashura e kripur

Mos bëni lojëra, Gaforre! Lidhja me ju mund të jetë plot ulje-ngritje, dhe kjo sepse duhet patjetër të përkëdheleni dhe të reagoni nëse gjërat nuk shkojnë sado pak siç doni ju. Lidheni shumë me njerëzit, dhe bukuri, sepse ky është kuptimi i marrëdhënies… por kujdes me ndjenjat e tepruara.

 

5. Luani: E dashura ekstravagante

Lidhja është për dy persona, jo? Gabim! Ju jeni qendra e saj, dhe partneri bën mirë ta tregojë në çdo moment përkushtimin e tij ndaj jush.

Vërtet jeni e dashura më besnike dhe e afërt kur dikush jua fiton zemrën, por uleni hundën ndonjëherë. Të dashura të mira ka plot.

 

 

6. Virgjëresha: E dashura që i bën të gjitha vetë

Je shumë e mirë, Virgjëreshë: punëtore, e pavarur, e pjekur, e ndjeshme. Mund të shqetësoheni ndonjëherë se mos jeni e mërzitshme, por partneri nuk ju zgjodhi kot (sepse ju kurrë nuk do të shkonit pas tyre e para).

Por Virgjëreshë, mjaft u bëre martire! Mos u përfshini shumë në lidhje, sepse partneri nuk e arrin dot nivelin e përkushtimit tuaj. Do të zhgënjeheni.

 

7. Peshorja: E dashura bamirëse

Peshoret nuk e dinë sa të mira janë, dhe lidhen gjithnjë me njerëz jo në nivelin e tyre. Pse kjo bamirësi, Peshore? Njihja vlerat vetes! Vëre njëherë veten para të dashurit tënd, edhe nëse do të thotë që do ngelesh single për ca kohë!

 

8. Akrepi: E dashura intensive

Mund të jeni shumë sadiste, por nuk ka gjë, sepse të gjithë janë mazokistë nga pak. Mund t’i trembni partnerët tuaj, por kjo sepse keni ide të qarta dhe të skalitura në gur.

Thjesht ulni pak nivelin e intensitetit, dhe jeni në rregull.

 

9. Shigjetari: E dashura tejet miqësore

Jeni shumë karizmatike, keni humor, dhe përgjithësisht jeni një njeri që ia vlen ta kesh pranë.

Por kini kujdes se kë vendosni të mbani pranë dhe mos u tregoni tejet miqësore me të gjithë. Nëse e dini që një person s’është besnik, dini gjithashtu që s’duhet ta mbani pranë. Bëjini dalje!

 

10. Bricjapi: E dashura e pjekur

Nuk dini ndonjëherë nëse jeni e dashura apo mami. E njëjta gjë ndodh edhe në shoqërinë tuaj. Nuk duhet t’ju thonë se çfarë të bëni, pasi e dini më mirë se të gjithë.

Mund të jeni pesimiste, deri diku snobe ndonjëherë, por kjo sepse keni standarde të larta për veten. Nuk ka asgjë të gabuar këtu.

 

11. Ujori: E dashura e pavarur

Nuk dini t’i tregoni ndjenjat tuaja sikur nami të bëhet. Gjithçka e mbani brenda, dhe i dashuri juaj merakoset herë pas here se mos jeni mërzitur me të. Ç’t’i bësh, thjesht jeni… ndryshe!

Por absolutisht e dashura më e përkushtuar, sapo dikush ju lidh mbas vetes.

 

12. Peshqit: E dashura e ndjeshme

Kaq e mirë sa je, normalisht meriton partnerin më të mirë.

Dëgjojini miqtë kur ju paralajmërojnë mbi djem të caktuar, sepse logjika juaj zbehet plotësisht përpara ndjenjave që ju burojnë nga brenda. Duket qartë kur dikush s’është për ju, dhe ju e dini që duhet ta ruani dashurinë për dikë më të mirë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF