Të vishesh për në punë si Angeline Jolie 0 716

Si të vishemi për në zyrë në vjeshtë? Na ndihmon Angelina Jolie duke na ofruar leksione të stilit perfekt dhe t’i vëmë mënjëherë në praktikë për të dalë nga një rrugë pa krye që na mbërthen çdo mëngjes para garderobës. Po sepse nga njëra anë e dimë që prerja mashkullore, u bë uniforma e gruas në karrierë në vitet’ 80. Këtë vit kompleti që duhet të veshim në punë, sepse është e vërtetë që nuk duhet të ndërrohemi për në punë, për të mos u veshur çdo ditë me të njëjtën mënyrë është alternimi i xhaketës dhe pantallonave me diçka ndryshe dhe më femërore siç është fundi, që të jEtë i përshtatshëm për punë. Dhe nëse pyesni se cilët janë fundet që duhet të vishni  në zyrë këtë vjeshtëdhe si ti kombinoni, askush më mirë se Angelina Jolie mund t’ju vijë në ndihmë



Ylli hollovudian në fakt, si një grua me të vërtetë e pushtetshme që është, ka krijuar një stil thelbësor elegant dhe të pakrahasueshëm për çdo rast. Gjatë vizitës në Akademinë e Lidershipit të Vajzave “Girls Academic Leadership Academy” të  Los Angelesit për të prezantuar filmin e saj si regjisore “Së pari vranë babain tim” Angelina Jolie ka shpalosur një pamje perfekte për t’u veshur në punë. pikërisht ideja e modës që po kërkonim.

Fundi që duhet të kemi patjetër në këtë stinë është fundi i ngushtë. Dhe pamja e Angelina Jolie na e konfirmon përfundimisht. Një fund i ngushtë, i gjatë deri te gjunjët do të jetë aleati juaj më i mirë për një takim pune. Dhe kombinojeni si ajo në mënyrën më klasike dhe elegante. Kombinimi me këmishën e bardhë (aq më mirë prej mëndafshi) dhe një palë pupa ngjyrë nude. (Mund t’i vishni edhe me takë mesatare ose të lartë, vendosni ju). Është padyshim look-u perfekt për në punë për të mos hequr dorë nga feminiliteti juaj. Dhe nëse shtoni aksesorët e duhur, si çanta dhe syzet nuk mund të ndaleni. Meshkuj, spostohuni, komandojmë ne. Dhe e bëjmë edhe me fund

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *