KreuBusull

Vegan Day 2017, zbuloni 4 kuriozitete mbi regjimin ushqimor vegan

Më tepër se një dietë bëhet fjalë për stilin e të jetuarit etik. Regjimi ushqimor vegan parashikon të eleminojë të gjitha ushqimet me origjinë shtazore, qumësht, mjaltë dhe vezë. Dhe nuk duhet të vishni as pallto lëkure. Vegan Day 2017 festohet më 1 Nëntor dhe ne po ju sjellim disa kuriozitete, këshilla dhe të rejat e fundit.

YJET VEGANË

Dieta vegane ka shumë fansa sidomos yjet. Arsyet janë të tipit ushqimor, ambjental duke parë kursimin e energjisë që një ushqim vegan garanton në krahasim me një me mish dhe etik, kundër keqtrajtimeve dhe abuzimeve që pësojnë kafshët gjatë kultivimi. Mes personazheve më të famshëm veganë janë: Natalie Portman, Anne Hathaëay, Olivia Ëilde e Jennifer Lopez.

USHIQMI: TË REJAT E FUNDIT VEGANE

Edhe ushqimet e prejardhura nga kafshët janë përjashtuar nga regjimi vigan, përfshirë vezën. Në laoratorët e departamentit të Shkencës AgroUshqimore, Ambjentale dhe të Kafshëve të Universitetit të Udines, kanë arritur të krijojnë ehde vezën vegane. Ka të njëjtën pamje si veza e pulës, por është produkt i një përzjerjeje zarzavatesh, vaji vegjetal dhe një xheli që lëjon të shkrijë e gjitha.

PROTEINA PËR ATA QË MERREN ME SPORT

E reja e fundit e lëngjeve energjikë (smoothies)  është mikseri me bazë vegjetale, i pasur me aminoacid, si ai i ardhur nga bizelet, që shkojnë të kombinuara me të tjera proteina vegjetale, si ato të orizit.

RECETA VEGANE E THJESHTË

Dedikuar më të dobëtave, tosti i avokados është një recetë që i pëlqen qiellzës. Këtu janë dy receta që duhet të provoni në Ditën Vegane 2017.

Gjithnjë e më tepër të pasura me variante të shijshme. Tosti i avokados vazhdon të popullojë rrjetet sociale dhe tavolinat për këdo që pëlqen ushqimet e shëndetshme, të shijshme dhe absolutisht trendy. Pefekte për të shoqëruar një aperitiv, falë përmbajtjes së ushqyesve bazë. Ja dy versione vegane (bukë pa gluten, domate, qepë e kuqe, sallatë,fije shafrani ose lakra, lime, vaj ulliri, piper fara kungulli mbi bukën e thekur) t’i cilën preferon?

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF