Victoria’s Secret prezanton Fantasy Bra 2017, ja sa kushton ai!

Me ardhjen e nëntorit, afrohet data e sfilatës së Victoria’s Secret, e cila do të mbahet në Shanghai këtë vit.

Detaji i fundit që organizuesit mbajtën sekret është dhe “xhevahiri” i sfilatës, e përvitshmja Fantasy Bra, një krijim i punuar nga gurë të çmuar, si dhe modelja që do të ketë nderin të sfilojë me të.

 

Këtë vit, modelja braziliane Lais Ribeiro është fituesja e llotarisë. Ajo do të mbajë veshur punimin fin me gurë safiri dhe fletë ari, me vlerë 2 milionë dollarë! Një bodyguard mund të duhet ta shoqërojë gjatë gjithë kohës.

 

Modelja Ribeiro ishte tmerrësisht e lumtur për këtë surprizë të këndshme, dhe duhet thënë që punimi me gurë safiri shkon jashtëmase me tonalitetin e saj ekzotik të lëkurës.

Shikoni videon e mëposhtme për të admiruar Fantasy Bra 2017!

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *