KreuStil Jetese

15 paraqitjet e Winona Ryder, që do t’ju rikthejnë në vitet ‘90

Vitet ’90 sollën një stil krejt ndryshe, me të cilin jo të gjithë u adaptuan. Megjithatë, siç jemi mësuar tashmë, kemi parë plot raste ndër personazhet e njohur, që kanë risjellë në kujtesë pikërisht periudhën e njëzetë viteve më parë. Nëse jeni të apasionuar pas ’90-tës, atëherë duhet të ndiqni shembullin përfaqësues të asaj kohe, pikërisht Winona Ryder.

Ishte ndër figurat më popullore në Hollywood, ndërsa lidhja me Johnny Depp bëri akoma dhe më shumë bujë. Duke u cilësuar si ndër çiftet e preferuar të publikut, aktorja arriti të linte gjurmë në kinematografi me roli ikonike, si në filmin “Edward Sicissorhands”, “Girl, interrupted” etj. Edhe pse jo me ndryshime drastike, Ryder luante shumë me paraqitjen e saj.

Kjo, falë modelit të flokëve, me të cilin nuk paraqitej dy herë njësoj. Me tendencën për t’i prerë shkurt, Winona solli disa nga stilet më ‘in’ asokohe, të cilat mund të përshtaten fare mirë dhe sot. Nëse jeni duke menduar për një rimodelim të flokëve, atëherë mund të frymëzoheni fare mirë nga 15 paraqitjet më të mira të Ryder në ’90-tën!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF