KreuCelebrity

Pasagjerët nuk u besojnë syve: Këngëtarja e famshme udhëton… low cost!

Këngëtarja 59-vjeçare është fotografuar teksa fluturonte nga Londra drejt Lisbonës në klasin ekonomik. Pasagjerët e tjerë nuk i kanë besuar syve dhe nuk kanë ngurruar ta fotografojnë multimilioneren me një pasuri prej 438 milionë paundë.

Mbretëresha e muzikës Pop, Madonna, ka braktisur avionin privat dhe ka zgjedhur klasin ekonomik, e rehatuar në avion me këmbët e kryqëzuara, xhinset e grisura e me vështrimin mbi telefon.

 

Ajo kishte vizituar të birin, Rocco-n, i cili jeton me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie dhe po udhëtonte drejt Lisbonës për të vizituar djalin tjetër David Banda, të adoptuar prej njëmbëdhjetë vitesh.

Udhëtimi që habiti pasagjerët dhe fansat e këngëtares, na tregoi se ajo nuk qenka aspak një “Material Girl”….

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF