KreuCelebrity

Yjet hollovudiane të përfshirë në skandale seksi

Ngacmimet seksuale në kinemanë amerikane kanë një origjinë të hershme. Të gjithë u çuditën me dy rastet e bëra publike së fundmi, ku protagonistë ishin producenti i “Miramax”, Harvey Wenstein dhe aktori amerikan, Kevin Spacey.

Harvey Wenstein
Në historinë e ngacmimeve seksuale janë përfshirë edhe personazhe të tjera, të dashura për publikun, siç është, aktori Steven Seagal, ylli i filmave aksion.

Steven Seagal

Përveçse aktor, ai njihet edhe si sportist i arteve marciale dhe muzikant. Në vitin 2010, Seagal u akuzua nga një ish punonjëse 23 vjeçare e cila punonte si asistente e yllit të filmave aksion. Disa kohë më vonë, ajo deklaroi se Seagal i kishte kërkuar të bënin seks. Avokati mbrojtës i aktorit i hodhi poshtë akuzat. Përveçse aktor, sportist dhe muzikant, Seagal është budist dhe ka mbështetur shumë kauza bamirësie.

Roman Polanski

Një rast shumë i përfolur është ai i regjisorit të njohur, Roman Polanski i cili në vitin 1977 u akuzua për përdhunimin e një 13 vjeçareje.

Në vitin 2009 Polanski u ndalua nga policia e Zyrihut pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përpoqën ta ekstradonin në mënyrë që ai të përballej me akuzat e bëra për përdhinimin e kryer ndaj Samantha Geimerit.

Pas ndalimit të bërë Zvicër, ai u burgos dhe më pas u dënua me arrest shtëpie për disa muaj, derisa qeveria zvicerane vendosi ta deportonte.

Harvey Wenstein është një nga producentët më të njohur amerikanë. Vetëm një muaj më parë, skandali i tij seksual doli në dritë. Të shumta ishin akttoret amerikane dhe jo vetëm që deklaruan se kishin pësuar ngacmime seksuale nga Wenstein. Aktualisht ai është shtruar në një klinikë dhe po nënshtrohet një terapie për varësinë ndaj seksit.

Kevin Spacey

Akoma më i freskët është lajmi i papritur në lidhje me aktorin e njohur amerikan, Kevin Spacey, i cili deklaroi botërisht se ishte gay. Aktori, i njohur më së shumti nga filmi, kandidat për çmim Oskar, “American beauty”, u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht aktorin Anthony Rap, i cili në atë kohë ishte 26 vjeç.

Për ngacmimin në fjalë, Spacey deklaroi se nuk e mbante mend.

Dustin Hoffman

Dustin Hoffman është ylli i fundit i akuzuar nga shkrimtarja Anna Graham Hunter kur kjo e fundit ishte vetëm 17 vjeç. Ajo e akuzonin aktorin se e ka ngacmuar seksualisht gjatë xhirimeve të filmit “Death of a Salesman”.

“Ai më kërkoja t’i bëja një masazh për këmbët ditën e parë të xhirimeve”,- shkroi  Hunter në Hollywood Reporter. “Ai flirtoi hapur me mua, më foli për seksin, ndërsa një ditë, kur shkova në dhomën e tij të merrja porosinë për mëngjesin, ai më foli duke përdorur fjalë të pista. U largova pa folur dhe shkova në banjë ku fillova të qaja”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF