Zbuloni benefitet e panxharit të kuq, eliksirit të jetës!

Me siguri e njihni që të gjithë këtë ushqim, panxharin, me gjethet në formë zemre dhe lulet e vogla të kuqe në të gjelbër. Por si mund të përfitoni prej panxharit të kuq? Zbuloni se cilat janë benefitet për shëndetin tuaj!

Panxhari i kuq karakterizohet nga prania e shumë kripërave minerale si natriumi, kalciumi, kaliumi, magnezi, hekuri.  Është i pasur me ujë dhe shumë vitamina të tilla si C, B dhe A. Në mesin e vitaminave nga grupi B, gjejmë edhe vitaminën B9, e cila konsiderohet shumë e dobishme për femrat gjatë shtatzënisë.



 

Si rrënjët, ashtu edhe lëngu i panxharit, janë të shkëlqyera për rastet e anemisë. Në qoftë se i shtoni lëng limoni, atëherë do të nxisë më lehtë thithjen e përmbajtjes së hekurit në ushqime.

Duhet të tregojnë kujdes me konsumimim e panxharit të gjithë ata që vuajnë nga diabeti apo shqetësimet me stomakun. Ndërsa për ata që merren rregullisht me aktivitete sportive, i ndihmon në kapacitetin e shërimit të masës muskulare pas stërvitjeve.

Panxhari është përkufizuar shpesh si eliksiri i jetës, është jo vetëm një antioksidant që lufton plakjen e qelizave të lëkurës, por është i dobishëm edhe për trurin duke kontribuar në jetëgjatësi.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *