KreuCelebrity

Armina “hap thesin”, u fal fansave iPhone dhe laptop Apple

Blogu personal i Armina Mevlanit me sa duket ka pasur shumë sukses këto kohë, dhe kjo shihet në dhuratat e shtrenjta që Armina u jep fansave besnikë të saj.

Është e disata herë që fashionistja e mirënjohur organizon një konkurs për fansat, ku u dhuron celularë iPhone, laptopë Apple, apo produkte kozmetike Kylie dhe aparate Instax.

 

Këto konkurse, ajo i bën në bashkëpunim me blogerë të tjerë të famshëm nëpër botë.

 

Si të merrni pjesë në konkurs?

Armina i shpjegon hapat në Instagramin e saj, në foton e produkteve dhuratë, por me pak fjalë, procesi përfshin disa follow, like dhe komente, pra, veprime që rrisin audiencën në profilin e Arminës.

Epo, çfarë na kushtojnë disa like dhe follow, kur mund të mbajmë një iPhone 8 në dorë?

 

Provojeni njëherë fatin! Nuk keni gjë për të humbur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF