Çfarë mendon Brad Pitt mbi martesën e katërt të Jolie?

Edhe pse Angelina Jolie e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e saj me miliarderin britanik dhe planet mbi një martesë të mundshme me të, ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt ka shfaqur opinionin e tij mbi këtë lajm pranë njerëzve të tij më të afërt.

Burime të afërta pranë aktorit tregojnë se ai është shprehur mjaft dyshues se mund të ekzistojë “njeriu i duhur” për Angelina-n, apo që ajo të mund të ketë një martesë të suksesshme pasi e tyrja dështoi.

 

Brad ka treguar se ka qenë sfiduese të ishte pranë familjes së Angelina-s, se ai i ofroi gjithçka dhe u zhgënjye shumë që ata nuk janë më bashkë. Mendohet se aktori po frekuenton aktoren e re Ella Purnell, e megjithatë gëzon ende tepër respekt për ish-bashkëshorten e tij.

Burimi ka shtuar se Brad e mirëkupton Angelina-n, por gjithashtu ka shprehur se që një lidhje të jetë jetëgjatë duhet të ketë mirëkuptim. Ai i uron fat dhe mendon se personit krah Angelina-s do t’i duhet të heqë dorë nga shumë gjëra për t’ju përshtatur stilit të saj të jetesës.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *