KreuBusull

Divina, një vend hyjnor në Tiranë

Divina,  lindi si një brand i mirënjohur në vitin 2011, një bar pastiçeri dizajni, ku slogani i saj është Heaven of Taste, (Parajsa e Shijes) duke themeluar një trend përsa i përket bareve në kryeqytet.

 

Divina është pjesë e familjes dhe kompanisë Neranxi sh.p.k, kompani lider në sektorin ushqimor në Shqipëri që prej vitit 1991, edukata, filozofia dhe ndjeshmëria e lartë për ushqimin dhe kulinarinë nuk kishte si mos të trashëgohej edhe te Divina.

Godina, ku ndodhet sot Divina Boutique Hotel & Restaurant, është një godinë e viteve ‘30-33 e projektuar nga Ettore Berardi për z. Petraq Popa.

Ideja e arkitektëve ishte të ruhej sa më shumë identiteti dhe historia e godinës, pra mund të përceptohet qartë tipologjia rezidenciale, elementët ekzistuese dhe le të themi “pushtimi” i kësaj godine nga çokollata (nga instalacioni i cili në pjesën e interierit është elementi dominant që ka një gjuhë të fortë parametrike) është një arkitekturë dhe ndërhyrje bashkëkohore që përbën edhe tendencë në këtë kohë, ndërhyrje të tilla të adaptimit të godinave historike.

Banaku i barit vjen si një zgjatim në fasadë dhe depërton në të, duke amplifikuar gjatësinë e tij dhe bën të jetë një element që shënon dhe të fton në itinerarin e Divinës, në të njëjtën sallë gjejmë tavolinën e madhe të përbashkët, divani purple i ngritur në ajër, i cili krijon një lojë graviteti, është frymëzuar nga një kolltuk dezajni ikonik e gjitha e kontrastuar me karriget transparente Kartell, vinoteka e realizuar me kavo çeliku në tension kontrastohet duke u theksuar në këtë mënyrë me pjesën tjetër,  por, gjithmonë shumë diskrete falë dimensioneve shumë elegante të strukturës së saj.

 

 

 

 

 

Në katin e parë gjendet  salla Prive e realizuar me një boiserie deco,  e realizuar si një negativ i një boiserie klasike, e lyer me gradient në mënyrë shumë artizanale është një qoshe e kësaj godine që të thërret të shkosh,  ndërsa salla e katit të dytë ose salla e restorantit, ka një privatësi, por një lidhje vizuale me tarracën e katit të dytë dhe oborrin nëpërmjet boxit të xhamit dhe dritareve të larta, aty instalacioni i çokollatës kulmon në dopjo lartësinë e hapësirës duke marrë funksionin e një llampadari.

Në katin e dytë dhe të tretë të godinës ndodhen dhomat e hotelit Divina, të cilat janë 6 dhoma me nga një koncept dhe design krejtësisht të veçantë:

Divina Fondente Room, një juniorsuite tepër elegante në tonalitetet e çokollatës së errët, me një design modern dhe detaje të arta.

Divina Caramel Room, e frymëzuar nga  ëmbëlsira me karamel dhe dizajn të viteve `40, është një dhomë e ngrohtë në tonalitete të kremit, me elemente të drurit natyral dhe detaje metalike.

 

 

Divina Redvelvet Room, e frymëzuar padyshim nga ëmbëlsira Redvelvet, është një dhomë që të përqafon me atmosferën tepër të ngrohtë edhe sensuale, e dominuar nga ngjyra e kuqe, materialet e kadifta, format e buta dhe dizajni Shabby-chic i rivizituar. Të gjitha bashkë krijojnë një atmosferë të paharrueshme dhe një udhëtim në shqisat tuaja që do të mbetet gjatë.

 

 

 

 

 

 

Divina Chantilly Room, e lehtë, e pastër, e dlirë si një krem i butë dhe elegant zhvillohet e gjitha në ngjyrat e bardha, duke filluar nga boiseria, parketi i drurit dhe detajet e floririt të gjitha në një dizajn klasik, bëjnë të mundur që atmosfera e saj të jetë tepër elegante relaksuese.

 

Divina Meringue Room, vjen e vendosur dhe plot stil, e gjitha e frymëzuar nga dizajni i viteve `50 dhe ngjyrat pastel bëjnë që kjo dhomë të ketë një atmosferë shumë vibruese dhe të gëzueshme.

 

Divina Berrysuite Room, është dhoma e frymëzuar nga ngjyrat aq sensuale dhe të forta të frutave të pyllit dhe boronicës në veçanti është një dhomë e paharrueshme për nga atmosfera dhe dizajni. Me ngjyrat në tonalitet e vjollcës dhe blusë, të forta e të thella ju çon në një dimension tjetër, një kromoterapi e nevojshme në udhëtimin tuaj. 

Divina Boutique Hotel & Restaurant disponon tarracën e katit përdhe (me një sipërfaqe 170m2) ku mund të shijohen pijet dhe ushqimi i ofruar gjithashtu dhe Tarraca Prive në katin e parë, si një ballkon me një pamje të zonës përreth, ideale për ata që duan të drekojnë dhe darkojnë në ajër të pastër.

 

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF