KreuCelebrity

Ja çfarë bënte Kate Middleton për të siguruar jetesën…!

Eh, është disi çudi kur dëgjojmë për jetën normale që bënte Dukesha e Kembrixhit, përpara se të quhej e tillë. Vëmendja e plotë mediatike përkushtuar vetëm për Kate Middleton, na ka bërë që të shohim vetëm shkëlqimin e figurës së saj. Por, vështirë të harrojmë artikullin kushtuar stilit të veshjes së Middleton, para se të bëhej kryefjala e oborrit mbretëror…

Para-kolegji

Përpara se të shkonte në Universitetin e St Andrews, Kate bëri pushim për plot një vit. Udhëtoi në Kili, ku iu bashkua një programi për bamirësi, ashtu sikurse shpenzoi pak kohë në Firence të Italisë, për të studiuar në Institutin Britanik.

Post-diplomimi

Pasi u diplomua për Histori Arti në 2005, Kate punoi për biznesin privat të prindërve të saj, Party Pieces. Më pas, u shpërngul në Londër, ku punoi si blerëse aksesorësh për Jigsaë Junior. Më pas, Middleton e la punën për t’iu kushtuar më tepër pasionit të saj për fotografinë.

Biznesi familjar

Në biznesin e prindërve, Kate merrej më së shumti edhe me dizenjimin e katalogëve, marketingun dhe fotografitë. Në 2010, William dhe Kate shpallën fejesën, ndërsa Dukesha deklaroi se pjesëmarrja në pallatin mbretëror do të ishte “ngacmues nervash”, por që me vullnet dhe dëshirë do ta mësonte shumë shpejtë edhe punën rojale.

Interesante, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF