KreuCelebrity

Marilyn Monroe, në ankand portretet e pabotuar të divës 

Miti i Marilyn Monroe vazhdon të befasojë  edhe pas më shumë se 50 vjet nga vdekja e saj. Shtëpia e ankandit “Heritage Auctions” në  Dallas do të nxjerrë më 11 nëntor një seri të portreteve të pabotuara të divës.

Të shkrepurat më të çmuara (duke filluar me një bazë prej 2,000 dollarësh) e përjetësojnë Marilyn gjatë vizitës së saj në Kore në vitin 1954, disa në stilin ushtarak në mensën e ushtrisë dhe të tjerat para ushtarëve.

Gjithashtu në ankand janë edhe disa fotografi të marra nga seti “Dikujt i pëlqen i nxehti” dhe “Si të martohesh me një milioner” përveç një serie dokumentesh të autografuara duke përfshirë kopertinën e famshme “Playboy”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF