KreuCelebrity

Zayn Malik rrëfen marrëdhënien me djemtë e ‘One Direction’!

Ndonjëherë, grupet e muzikantëve meshkuj përfundojnë në drejtime të ndryshme. Kanë kaluar pothuajse dy vite nga koha kur ONE DIRECTION performuan në koncertin e fundit në SHBA, pak para shpërbërjes së tyre. Por, nuk u desh shumë që të vinte dita që secili nga anëtarët të korrnin sukses në karrierën si këngëtarë solo.

Së fundmi, Zayn Malik është shfaqur në kopertinën e Billboard, ndërsa nuk i është shmangur dot dedikimit të suksesit ndaj grupit ONE DIRECTION.  Nga ana tjetër, i dashuri aktual i Gigi Hadid ka shokuar me deklaratën e tij lidhur me djemtë e tjerë të 1D. “Është e vërtetë, nuk flas më me asnjërin prej tyre”, ka thënë Zayn.

“Gjërat kanë ndryshuar. Besoj se kjo është jeta. Dy nga djemtë janë bërë me fëmijë tashmë. Nuk mbaj më kontakte me ta”, ka vijuar edhe më tej shpjegimin Malik. E gjithë deklarata nuk ka patur shenja hatërmbetje apo rivaliteti, ashtu sikurse këngëtari ka vazhduar të shpjegojë të tjera detaje lidhur me karrierën e tij. Ai ka shprehur lumturinë për bashkëpunimin me Taylor Sëift, për një nga këngët e kolonës zanore së “Fifty Shades Darker”.

Malik ka zbuluar për fansat se përgjatë gjithë verës ka punuar në një studio muzikore pranë një ferme në Pensilvani. Zayn ka shfaqur kështu një tjetër anë të tij, duke thënë se ishte i apasionuar pas kafshëve, ashtu sikurse edhe pas punëve të fermës. Projekte të reja pritet të vijnë nga Malik…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF