10 këshillat e bukurisë nga Emma Watson 0 77

Po ju sjellim të gjitha sekretet e bukurisë së Emma Watson,cila është bukuria e saj e përditshme dhe cilat janë produktet pa të cilat nuk mund të jetojë.

 

Emma Watson është një ikonë për miliona gra të reja, dhe jo vetëm për rolin e  Hermione Granger që e bëri të famshme në të gjithë botën, por edhe mbi të gjitha për impenjimin e saj për barazinë gjinore përgjatë fushatës He For She.

Përsa i përket bukurisë, Emma është gjithnjë e bindur që fuqia e saj kalon edhe nga kujdesi për veten. Aktorja ka zbuluar të gjitha sekretet e bukurisë së saj gjatë një interviste për “Into The Gloss”. Jeni gati të zbuloni dhe të ndiqni këshillat e saj të bukurisë?

1 .Ji e ndërgjegjshme, por pa stres

Emma Ëatson ka nënvizuar rëndësinë e të zgjehdurit në mënyrë të ndërgjegjshme. Nuk është e nevojshme të vlerësosh gjithmonë produktet bio, sepse shpesh është e mjaftueshme të përdorësh edhe ato të fabrikave që impenjohen në projekte mbështetëse, nga një këndvështrim ambjental ose shoqëror.

2. Po qukave

Duaj atë që të bën të ndjehesh unike, si psh. qukat. Mos u përpiqni t’i fshihni, por përforconi me një bazë natyrale fytyrën që lejon tejdukshmërine e lëkurës reale.Produktet e preferuar të Emës? Janë RMS, mjaftojnë korrektori dhe pudra për përdorimin e përditshëm.

3. I kuqi flakë të shoqëron në momentet më të rëndësishme

Kurrë mos nënvleftësoni fuqinë e make up-it për të rritur vetëvlerësimin. I kuqi flakë është sekreti i Emës për të pasur vetëbesimin e duhur gjatë eventeve që për të vlejnë më shumë.

4. Bronzi perfekt është pa shkëlqim dhe pak portokalli

Aktorja nuk heq dorë nga një ngjyrë e mirë e shëndetshme, por për ata që kanë të mishëruar qartë si Emma, është e vështirë të gjesh produktin e duhur. Ajo e do bronzin e Tata Harper dhe pluhurin e bronxtë të Vita Liberata.

5. Nëse ke sytë e ndjehsëm përdor një mascara që hiqet vetëm me ujë

Emma nuk do shumë kozmetikë te sytë, sepse shpesh irriton lëkurën delicate rreth syve. Për këtë përdor më tepër rimelin mascara të brand-it DHC që mund të hiqet vetëm me ujë.

6. Përdor furçat për një rezultat të përsosur

Nëse përdoren produkte kremi, mjafton të trukohesh me gishta, por për një rezultat profesionaldhe për të sfumuar më shumë produktet do të ishte më mirë përdorimi i furçave. Tipi i Emës? Mund të përdorni mbajtesit e pastër të qirinjve për furçat.

7. Dedikoji shumë kohë kujdesit të lëkurës tënde

Është sekreti për një lëkurë të bukur. Emma Ëatson nuk harron kurrë të bëjë një kujdes bukurie tërësor para se të shkojë në shtrat pasi ka hequr grimin, me detergjent, tonik dhe hidratant.

8. Gjej kohën për ta bërë dushin një moment të veçantë.

Një banjë e mirë e ngrohtë është fiksimi i Emës, një moment relaksi për t’u shijuar në maksimum. Aktorja pëlqen vajrat aromatikë, gurët dhe kripërat.

9. Flokët janë një punë e komplikuar

Vështirësia e bukurisë së Emës? Dallimi I reflekseve nga oksidimi. Përdor gjithmonë shampoo dhe balsam të linjës Silver di Maria Nila, por duaj edhe shampon e thatë të Rahua. Nuk mungojnë edhe vajrat vegjetalë për të ushqyer rrënjën.

10. Eksperimento, argëtohu dhe mos ki frikë të tregosh kush je

Emma nuk bën misteriozen për të qenë një e apasionuar pas produkteve të bukurisë. Do të zbulojë dhe provojë marka dhe produkte të reja dhe do të tregojë një bukuri natyrale dhe transparente, pa pasur nevojë të tregojë gjithmonë perfeksionin si përkundër ndodh në epokën e rrjeteve sociale

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *