3 stilistët e preferuar të Edi Ramës 0 203

Kryeministri shqiptar vazhdon të jetë i lakuar në mediat ndërkombëtare për shkak të pamjes së tij të pazakontë të shfaqur në takimet e nivelit të lartë botëror. Në një intervistë për revistën për veshjet e femrave të quajtur “Women’s Wear Daily”, kryeministri tregon për stilistët e tij të preferuar.

Ai thotë se pëlqen Yamamoton, se e surprizojnë idetë e dezajnerit francez të modës Jean-Paul Gaultier i njohur më homoseksualizmin e tij, apo të britanikes Vivienne Westwood. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se ka pasur një kohë kur ngelte pa frymë me artin e dizajnërit britanik Alexander McQueen, një tjetër homoseksual i deklaruar, që u vetëvar në moshën 40-vjeçare.

Rama rrëfen edhe për impaktin e atleteve të tija te presidenti francez, ku kreu i qeverisë shqiptare u prezantua me kostum dhe me atlete të bardha Adidas me vija të kuqe, në fund të korrikut në Trieste të Italisë.

“Unë isha padyshim lajmi më i madh i samitit. Presidenti francez tha se i pëlqyen atletet e mia dhe i dërgova një palë Adidas sapo u ktheva në Shqipëri, por për të zgjodha një palë të bardha me vija të kuqe dhe blu për të respektuar edhe ngjyrat e flamurit francez” – thotë Rama.

Për Ramën thuhet se është mjaft i interesuar për modën.

Një pjesë të madhe të shkrimit e zënë edhe idetë e Ramës për të shtuar eksportet e veshjeve me traditë shqiptare dhe se si kompanitë e mëdha të modës përdorin krahun e lirë të punës në Shqipëri për markat e tyre. Rama thotë se vitin e ardhshëm do të hapë një ekspozitë në galerinë “Michael Schultz” në Berlin dhe një tjetër në “Frankfurt Modern Art Museum”.

Sipas revistës 53-vjeçari nuk është një kryetar shteti i zakonshëm. Gjatë kohës që jetonte si artist i lirë në Francë nuk e imagjinonte veten në politikën zyrtare.

“Unë u bëra i famshëm për shkak të aktivizimit në politikë. Isha një lloj Michael Moore. Çfarë mendoni për të? Ai nuk është politikan, por është shumë i lidhur me politikën. Gjithmonë e kam menduar se një qytet i angazhuar në art apo që është figurë publikë e ka obligim të përfshihet”.

Thotë se nuk e ka pasur asnjëherë në mendje të bëhet politikan profesionist megjithëse ishte përfshirë në lëvizjen anti-komuniste. Ai tregon edhe një herë se si vazhdon të pikturojë dhe skicojë ndërsa kryen takimet e tija të punës.

“Është njëlloj si të bësh “doodle”. Njerëzit e mi janë mësuar. Ndonjëherë më pyesin: “Çfarë do të thotë kjo? Pse e bej këtë? Më ndihmon të fokusohem. Kur u bëra ministër i kulturës nuk mund të përqendrohesha në mbledhjet e gjata të këshillit të ministrave dhe ndaj vizatoja. Ministri i arsimit ngjitur me mua i merrte vizatimet në përfundim të mbledhjes. Kur i shkova një herë në zyrë pashë që ai kishte grumbulluar shumë prej tyre. I thashë asistentit tim: “Ky është hajdut. Ka vjedhur artin tim”. Ai më tha të mos shqetësohem sepse ai vetë kishte grumbulluar një duzinë me vizatime mbi axhenda apo projekt-ligje”- shprehet kryeministri.

Në shkrimin e gjatë të “Women’s Wear Daily” Rama i ka dhuruar gazetarit David Moin edhe një kravatë të stiluar sipas vizatimeve të tija: “Ende nuk e kam vendosur nëse do t’i komercializojë këto. Ndoshta në një jetë të tretë”.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *