Luana Vjollca sërish single?! 0 827

Ndërsa jeta profesionale e Luanës po arrin majat, me emisionin e saj të ri “Shiko kush luan”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën personale të moderatores.

Sipas fjalëve që qarkullojnë në Bluetooth dhe portale të ndryshme shqiptare, Luana Vjollca është ndarë nga partneri Krenar Cocaj, me arsye xhelozinë e partnerit të saj.

 

Biznesmeni nga Kosova me sa duket nuk e ka përtypur vëmendjen akoma më të madhe që ka marrë Luana, që me fillimin e emisionit “Shiko kush luan” në Top Channel.

Mjafton një vështrim në Instagramin e Luanës, për të hasur qindra komente provokuese nga ana e fansave, lënë në videot dhe fotot seksi të Luanës.

 

Megjithatë, kjo arsye e paraqitur nga portalet shqiptare nuk duket bindëse. Në foto të kaluara, Krenar Cocaj jo vetëm nuk ka pasur reagime negative, por përkundrazi, nuk ka ngurruar t’i lërë komente komplimentuese partneres së tij.

Ndërkohë, nuk ka asnjë lajm konfirmues nga asnjëri prej tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *