KreuStil Jetese

Si po na e dëmtojnë bukurinë smartphone-t?

Smartphone-t apo telefonat inteligjentë janë bërë një pjesë e pandashme e jona, gjithnjë e më shumë të pranishëm dhe me vështirësi largohemi prej tyre. Edhe pse do të ishte mirë që ta bënim pak më shpesh, nëse duam të ruajmë bukurinë tonë. Zbuloni pse!

Qoftë për arsye pune, apo për të ruajtur kontaktet me miqtë tanë nëpër profilet e rrjeteve sociale ne jemi të prirur të kalojmë shumë kohë me telefonat nëpër duar. Është shoqëruesi ynë më i mirë, por i rrezikshëm për shëndetin dhe negativ për bukurinë tonë.

 

Efekti “Fytyra Smartphone”

Përdorimi i tejzgjatur i smartphone-ve shkakton pikërisht një “Fytyrë smartphone”, pozicioni që marrim kur përdorim telefonin është i dëmshëm. Priremi të qëndrojmë me kokën ulur dhe kjo prek muskujt e qafës dhe shton forcën mbi lëkurën e fytyrës.

Pasojat janë të dukshme: plakje e lëkurës, shtim i rrudhave, sidomos në pjesën e mjekrës dhe cepat e buzëve.

Dermatit, puçrra dhe acarim

Këta telefonë përmbajnë substanca të cilat mund të shkaktojnë dermatit për shkak të përmbajtjes së nikelit dhe kobaltit duke shkaktuar skuqje dhe edema. Janë një terren pjellor për përhapjen e këpudhave dhe baktereve.

Duke e mbajtur telefonin pranë lëkurës për shumë orë, ju shkakton puçrra dhe acarrim.

 

Njolla në lëkurë

Telefoni inteligjent, nëse përdoret shumë, atëherë mund të nxehet dhe të shkaktojë dëme në lëkurë. Tejnxehja shkakton prodhimin e melaninës e cila si pigment shkakton njollat në lëkurë.

Rrudha në anët e syve

Ndonjëherë detyrohemi që të lexojmë mbi telefona karaktere me madhësi shumë të vogla. Këto shkaktojnë lodhje të syve dhe formimin e rrudhave rreth tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF