Stolitë e Vjeshtës

Masive, të forta, vezulluese, por jo domosdoshmërisht me gurë të çmuar: këto do të jenë disa nga sugjerimet e stilistëve për sezonin Vjeshtë/Dimër 2017-2018 për linjën e bizhuterive. Bordo ju sjell disa nga modelet më IN të cilat mund t’i përdorni qoftë për raste të veçanta, por edhe për çdo ditë për të kombinuar pamjen tuaj.

Varëse të mëdha

Ju mund të zgjidhni për të zbukuar qafen varëset elegante të Burberry apo Chloe, apo ato masive të Saint Lauren dhe Balmain.

Byzylykë me lëkurë

Tendencat e byzylykëve janë tërësisht prej metali si Balenciaga ose të kombinuara me materiale prej lëkure stil bohem siç sugjeron Salvatore Ferragamo.

Vathë të gjatë

Tek vathët nuk mungojnë motivet me lule si Lele Sadoughi dhe Dsquared2, versionet kilometrike me perla si Rosantica apo me insekte e kafshë të Gucci dhe Percosi Papi.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *