KreuStil Jetese

Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë flokët me shampo?

Çështja e larjes së flokëve me shampo apo vetëm me ujë është diskutuar shumë, për një kohë të gjatë. Sa për metodën e fundit, disa qendrojnë besnikë të teorisë se mos-aplikimi i shampos ndihmon në largimin një herë e përgjithmonë të yndyrës. Por, çfarë ndodh me flokët nëse nuk përdorim këtë produkt ekstra?

1. Rriten fije të reja e të pasistemuara.
Nëse qendroni pa larë kokën për një kohë të gjatë, fijet e reja kanë tendencën të rriten, duke bërë që flokët të ngjajnë të pasistemuar e krejt të dëmtuar.

2. Koka bëhet magnet pluhuri.
Ju mund të mendoni se po vuani nga zbokthi krejt papritur, por në fakt është yndyra në flokun tuaj që tërheq çdo lloj papastërtie në ajër.

3. Do të krijoni një koleksion aromash.
Përsëri në saj të yndyrës, aromat e ndryshme përreth do të grumbullohen në flokët tuaj, duke iu bërë të mos ndiheni aspak rehat me veten.

4. Flokët fillojnë e bien…
Me siguri e keni provuar. Shampo ndihmon në stimulimin e rritjes shëndetshëm të flokëve, kështu që anashkalimi i kësaj proçedure nuk do të jetë asnjë favor për ju!

5. Do të dukeni sikur nuk keni shumë flokë.
Yndyra ka predispozitën të ngjeshë fijet pas kokës, duke humbur kështu çdo volum natyral apo të stimuluar nga produkte të ndryshme. Aspak estetike, apo jo?

6. Flokët e palarë mbajnë erë!
Njësoj si lëkura, edhe flokët e palarë mbajnë aromë të pakëndshme. Dhe jo, nuk mund ta fshihni këtë me ndihmën e parfumit. Harrojeni!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF