Fobia e rrallë e Evi Reçit…

Edhe personazhet e njohur të showbizit, ashtu si ne, janë të prekur nga fobi të natyrave të ndryshme. Fobi nga lartësitë, insektet, ambientet e mbyllura… Po kështu si Evi Reçi nuk kishim dëgjuar ndonjëherë!

Këngëtarja Evi Reçi e cila aktualisht jeton në Firence, është rikthyer për të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike” pas tetë vitesh me “Dorëzohu”. Përpara se të konkurronte sot në “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea i ka bërë Evit një lojë duke i njohur pikën e dobët.

 

Ai ka bërë një lojë magjie me dy motra binjake në skenë, Megin e Sarën dhe përmes saj ka zbuluar se Evi ka fobi binjakët, e nuk arrin dot t’i shohë në të njëjtën kohë. “E kam të pamundur të përqendroj shikimin”, ka treguar këngëtarja për binjakët, “Si mund të jetë një njeri si një njeri tjetër?”, ka shtuar ajo.

Evi ka treguar se në përgjithësi binjakët i shkaktojnë ankth dhe nuk do të kishte preferuar të kishte vetë një motër binjake apo të lindte fëmijë binjakë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *