Ju kapëm mat! Nuk po i lani reçipetat sa duhet… 0 109

E vërtetë: shumë femra i urrejnë. Presin me padurim të kthehen në shtëpi vetëm që të shpëtojnë prej tyre. Madje, ka nga ato që krijojnë një stil krejt personal vetëm që të shmangin…reçipetat!

Nga ana tjetër, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe vajzat që nuk bëjnë pa to, ashtu sikurse duhet t’iu japim atributet që meritojnë. Gjoks i ngritur, i rregullt, me formë të rrumbullakët e epshndjellës – ja të mirat që sjellin reçipetat. Pavarësisht preferencave, është e sigurt që shumica e femrave janë përdoruese të përditshme të tyre.

Por, a po i lani sa duhet? Bëjini këtë pyetje vetes, jepini një përgjigje dhe krahasojeni me përfundimin që po ju japim ne: reçipetat duhen larë pas çdo dy apo tre herë përdorimi. Po, e lexuat mirë! Mund të mos ngjajnë të papastra dhe mund të mendoni se brenda materialit të tyre ka ndonjë mrekulli të veçantë, por ja që ndodh krejt e kundërta.

Yndyra e trupit, por edhe bakteret e lëkurës grumbullohen në brendësi të reçipetave, duke krijuar kështu një ambient të përshtatshëm për aroma të pakëndshme, si dhe për irritim të lëkurës. Nëse kryeni aktivitet fizik apo djersisni më shumë se normalja, atëherë duhet t’i lani menjëherë pasi i hiqni nga trupi…pra, çdo ditë!

Mund të duket e habitshme, por reçipetat grumbullojnë papastërti po aq sa çdo veshje tjetër që vendosni në trup. E ndërsa nuk e kishit menduat kurrë këtë, rendni menjëherë të lani ato që i konsideroni si të fundit për të pastruar…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *