Sërish dasmë në “Game of Thrones”!

Pasi ju treguam në bordo.al se dy nga aktorët më të dashur të serialit që na ka gozhduar përpara ekranit “Game of Thrones” do të martohen shumë shpejt, Rose Leslie dhe Kit Harington, një tjetër personazh i këtij seriali na befasoi! Jason Momoa i njohur në serial si Khal Drogo qenka martuar në fshehtësi!

Jason Momoa dhe Lisa Bonet

 

Jason Momoa dhe partnerja e tij Lisa Bonet u martuan në fshehtësi të plotë disa javë më parë. Ata  janë bashkë prej dhjetë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Lola dhe Nakoa-Wolf, 10 dhe 8 vjeç. U lidhën, u bënë me dy fëmijë dhe tani bam! Një martesë pas një dekade!

 

 

 

 

Ceremonia martesore e shoqëruar me një party argëtuese është mbajtur në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Mes miqve të ftuar ishte edhe Zoe, vajza e madhe e Bonet e lindur nga martesa e saj e parë me Lenny Kravitz. Urime aktorëve!

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *