Si po shkon romanca mes Selena Gomez dhe Justin Beiber? 0 122

Fansa të “Jelena”, mendoni se do funksionojë kësaj here mes këngëtarëve  Justin Beiber dhe Selena Gomez? Duket se çifti e marrë shumë seriozisht lidhjen duke ju dedikuar njëri-tjetrit. Ja se çfarë një rrëfen një burim tepër i afërt pranë tyre:

 

“Justin dhe Selena po përpiqen fort që të bëjnë lidhjen e tyre të funksionojë këtë herë. Ata kanë rënë dakord që në rast se përpjekjet e tyre dështojnë edhe këtë herë, atëherë do të mbeten miq.”

Transplanti i veshkës së Selenës bëri që Beiber të reagonte. Çifti janë rikthyer bashkë dhe kanë vendosur që të mos e neglizhojnë lidhjen për shkak të karrierave profesionale përkatëse e të gjejnë gjithnjë kohë për njëri-tjetrin.

 

Burimi shton se si Justin dhe Selena janë më emocionalë tani e më të bashkuar me njëri-tjetrin se një vit më parë. Ata kanë darkuar sërish së bashku në Los Angeles duke qëndruar në restorant edhe dy orë të tjera pas orarit të mbylljes së tij.

 

 

 

 

Justin po përpiqet të duket më i pjekur para familjes së Selenes, të cilët nuk e kanë edhe aq me sy të mirë. Edhe pse kalojnë shumë kohë së bashku, deri tani çifti nuk e ka vendosur ende të dalë publikisht si një çift apo të pranojnë lidhjen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *