KreuStil Jetese

5 hotelet e luksit, që duhet të shihni të paktën njëherë në jetë

Arti i të jetuarit mire, ose pasioni për luksin me të gjitha çmimet? Cilido qoftë motivi që ju shtyn të shpenzoni shumë para për të kaluar një, ose disa netë në një hotel luksi, duhet thënë që…. ta lëmë të shkojë, është një ëndërr që mund të ndahet. Pra, pse nuk ëndërroni pak? Revista elle.it ka pyetur “lastminute.com”se kush udhëtoi për punë, për të treguar se cilët janë 5 hotelet e luksit në xhiro përreth botës. Dhe ja çfarë kanë thënë…

Ciragan Palace Kempinski 5 * në Stamboll nga 219 euro

Stambolli, një qytet me mijë shpirtra dhe ura midis dy botëve: këtu përfundon Perëndimi dhe fillon Lindja. I ndodhur përgjatë Bosforit, Ciragan Palace Kempinski është i vetmi hotel në Turqi, i vendosur në një pallat perandorak osman. Këtu ju mund të shijoni arkitekturën e plotë historike të kombinuar me detaje luksoze, si dhe pamje të mrekullueshme të lumit dhe Stambollit të këndshëm.

Hôtel De Paris në Montecarlo 5* duke filluar nga 679 euro

Hotel de Paris në Montecarlo është një hotel elegant në një ndërtesë të stilit Belle Époque me pamje nga deti dhe rrethi i Formula 1. Princi Ranieri dhe Princesha Grace e Monakos festuan këtu 20 vjetorin e tyre të martesës në bodrumin privat të hotelit, një nga më të mëdhenjtë dhe më të vjetrit në botë. Pa dyshim,që sot do të zgjidhnin të hanin në restorantin e hotelit, ku përgatitja e pjatave nuk ka asgjë më pak se tre yjet e Michelin Alain Ducasse.

Marina Bay Sands 5* në Singapore duke filluar nga 414 euro

Pishina e madhe në Marina Bay Sands është padyshim një luks që pak do t’i kishin rezistuar. Miqtë e hotelit mund të notojnë në këtë pishinë 150 metra të gjatë dhe të shijojnë panoramën në horizontin e qytetit-shtet me ndjenjën e pezullimit në zbrazëti.

Belmond Grand Hotel Europe 5 * në Shën Petersburg duke filluar nga 227 euro

Për më shumë se 130 vjet, Belmond Grand Hotel Europe është simboli i Shën Petersburg për shkak të fasadës së saj madhështore dhe dekorimeve të brendshme të tij…kushedi, nëse Anna Karenina ka kaluar një natë të pasionuar këtu me të bukurin Vronskij! Tavanët e lartë dhe pjesët antike të restauruara brenda dhomave ringjallin në kujtesë hijeshinë e perandorisë ruse cariste të shekullit.

Riad Ain Marrakech Hotel 5 * duke filluar nga 50 euro

Për ata që duan të jetojnë shijet dhe jetën kaotike të kryeqytetit maroken, hoteli Riad Ain Marrakech është vendi i përsosur. Dhomat e stilit maroken me mure qeramike dhe me pamje mbi oborrin e brendshëm do t’ju lënë pa  frymë. E pamundur të mos provoni luksin e një banje në vaskën me hidromasazh me ujë të nxehtë, me mozaikë shumëngjyrësh dhe një hapësirë ekskluzive private ku mund të relaksoheni duke shijuar një banjë tradicionale të stilit maroken.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF