KreuArt

“50 Hije të çliruara”, filmi më erotik i trilogjisë!

Filmi i fundit i trilogjisë erotike “50 Hijet e Grejit” është bërë traditë që të pushtojë kinematë në muajin shkurt. E ndërsa fansat e zjarrtë presin me padurim këtë muaj ka një lajm të mirë për ta: Sapo është publikuar trajleri i tij!

“50 Hije të çliruara” do të jetë filmi me më shumë skena seksi se filmat paraardhës të kësaj trilogjie që ka bërë për vete ndjekësit në të gjithë botën. Trajleri shfaq momente të nxehta mes Christian Grey e Anastasia Steel në Dhomën e Kuqe, seks në dush, si edhe momentin e shumëpritur: martesën e tyre.

 

Romancës së tyre dhe seksit të shfrenuar do u shtohen edhe skenat e xhelozisë së Ana-s ndaj arkitektes së shtëpisë së re që Christian ka blerë për ta. Gjithashtu do të dalë në skenë edhe një personazh i tretë që do të kërëcënojë Ana-n me telefonata të panumërta e sekrete të tjera.

 

Përveç dy protagonistëve Jamie Dorman dhe Dakota Johnson, në “50 Hije të çliruara” do të kemi mundësinë të shohim në role edhe aktorët Kim Basinger, Rita Ora, Luke Grimes. A do të ketë episodi final i trilogjisë skenat më të nxehta? Mbetet për t’u parë, ndërkohë shijoni këto foto shkëputur nga ky film!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF