Bëni gati valixhen: Shteti i përkryer për çdo shenjë horoskopi!

Mbase mund të ndjeni ndonjëherë se nuk i përkisni Shqipërisë. Nuk i kuptoni njerëzit që ju rrethojnë, zakonet e tyre, dhe keni gjithnjë mall për jetën që shihni në një tjetër shtet. Këtu nuk flasim vetëm për superstarët SH.B.A., Britani e Madhe apo Kanada!

Bën sens të themi se njeriu ndihet më mirë në llojin e tij, dhe kriteri që përcaktuam për këtë rast është… astrologjia!

Sipas ditëlindjeve më popullore në secilin shtet të lakmuar të botës, po përcaktojmë edhe se cilit shtet i përket secila shenjë, në bazë të numrit më të madh të njerëzve në shenjën e caktuar atje. Bëhuni gati të zhvendoseni në shtëpinë tuaj të ëndrrave!

Dashi

Suedia është vendi i duhur për ju, pasi lindjet më të shpeshta në këtë shtet janë në datën 22 mars! Çudi, se si njerëz kaq të zjarrtë lindin në një vend kaq të ftohtë! Megjithatë, personat Dash dallojnë nga kushdo tjetër, ashtu siç suedezët janë shumë përpara pjesës tjetër të botës!

Demi

Dema, përgatituni për Luksemburg. Është shteti perfekt për ju, jo vetëm sepse shumë prej shtetasve të tij lindin në maj, por edhe sepse një vend i rehatshëm, por sërish me çdo kusht të plotësuar, është perfekt për Demat.

Binjakët

Ja një shtet jo i zakonshëm për Binjakët: Andorra! Akoma më mirë, sepse Binjakët nuk i duan gjërat e zakonshme. Qershori është muaji më popullor për lindje në Andorra, ndaj keni një familje të tërë Binjakësh që ju pret. Do të jeni në një vend të veçantë, por jo larg metropoleve, një dyjëzim perfekt për ju.

Gaforrja

Nuk habitemi edhe aq për ju, Gaforre të dashura: Franca është shteti juaj! Korriku është muaji më i dendur për lindje në këtë shtet. Po të kemi parasysh që francezët janë njerëz me shije dhe të dashuruar mbas idesë së dashurisë, vërtetojmë që shumica e francezëve janë të shenjës së Gaforres!

Luani

Sa me fat jeni! Bahamasi është shteti juaj! Një vend i nxehtë për njerëz “hot”, me ujëra të kristalta dhe diell që pjek. Ditëlindjet më të shpeshta në Bahamas janë në gusht, muaj perfekt për një vend të tillë. Sapo e morët pushim tërë pjesën tjetër të jetës suaj!

Virgjëresha

Virgjëresha sapo fitoi llotarinë… konkretisht atë amerikane, duhet të themi! Urime Virgjëreshë! SH.B.A. është shteti i duhur për ju! Ditëlindja më e përhapur në SH.B.A. është 16 shtatori, ndaj do ta ndjeni veten mirë mes miqve tuaj Virgjëreshë! Nuk është për t’u habitur që amerikanët e kanë të rrënjosur sensin e punës dhe drejtësisë, tipare tipike të Virgjëreshave.

Peshorja

Edhe Peshoret nuk kanë fat më pak të mirë se Virgjëreshat: Britania është shteti juaj! Ditëlindja më e përhapur në këtë shtet është 26 shtatori, ndaj hipini avionit dhe bashkojuni Peshoreve të tjera!

Akrepi

Akrepa, jeni gati për t’u zhvendosur në Spanjë? Shumica e spanjollëve lindin në nëntor, ndaj është një strofkë e vërtetë Akrepash atje! Po ashtu, kuriozitet: Spanja është një ndër vendet ku kryhet më tepër seks. Diçka e pritshme nga një komb i tërë Akrepash!

Shigjetari

Një shenjë eksploratore si Shigjetari shkon larg e më larg. Katari është për ju! Ky shtet i Lindjes së Mesme është perfekt, pasi ju shpalos një botë tërësisht të re për të zbuluar. Lindjet më të shumta në Katar ndodhin në dhjetor.

Bricjapi

E çuditshme: Bricjapë, ju keni Korenë e Jugut! Megjithatë, po të mendojmë se sa punëtorë janë koreanët, dhe se si ditëlindjet më të shpeshta të tyre janë në janar, ky është vendi perfekt për ju!

Ujori

Bëhuni gati, antikonformistë Ujorë, pasi do t’ju dërgojmë në një vend të veçantë. Azerbajxhani është për ju, duke qenë se shkurti është muaji më i mirë për lindjet në këtë shtet. Jo vetëm kaq: sa persona mund të thonë që kanë qenë në Azerbajxhan? Do të jeni më i dallueshmi në shoqërinë tuaj, diçka që jua përkëdhel sedrën, në fund të fundit.

Peshqit

Det për Peshqit: Mauritius është shteti juaj! Do ta ndjeni veten si në shtëpi, në këtë ishull, rrethuar nga plot njerëz të tjerë të shenjës së Peshqve (marsi është muaj lindjesh rekord në Mauritius).

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *