KreuCelebrity

Bizhuteria e preferuar e Lady Diana ka një kuptim tejet emocionues!

Përpos dashurisë së ofruar nga publiku, Princeshë Diana ishte dhe një nga ikonat më frymëzuese të modës. E në fakt, vazhdon të jetë, për aq kohë sa tendencat e rikthyera në qendër të vëmendjes lidhen pikërisht me të. Jo më larg se sezonin e kaluar, dizenjot me pika i pamë pothuajse kudo, e ky ishte një frymëzim i ardhur drejtpërdrejtë nga Lady D.

Nuk e kishim ditur, por së fundmi është zbuluar se ekziston pikërisht një bizhuteri në veçanti të cilën Diana e ka patur shumë përzemër. Edhe pse nuk është shfaqur shumë me të në sytë e publikut, për Lady D byrzylyky i personalizuar ka patur kuptim të veçantë. Dhe jo më kot…

I punuar me ar, ky aksesor është i mbushur me  detaje personale, të cilat Diana i merrte si dhuratë çdo përvjetor martese, nga Princi Charles. Këtu përfshihen: një miniaturë e Katedrales St. Paul (ku çifti rojal është martuar), një palë pupa balerinash (sepse Lady D e dashuronte baletin), një kapelë polo (përfaqësuese e dashurisë së Charles për polon), një ari (sepse Princesha i pëlqent shumë Teddy Bear), një mollë (për adhurimin e saj ndaj New York-ut) dhe një derrkuc. Ky i fundit duhet të jetë ndonjë shaka mes çiftit.

Por, zbukurimet e preferuara të Lady D me siguri kanë qenë shkronja W dhe H, inicialet e djemve të saj. Vërtetë emocionuese, edhe pse nuk e kemi parë shpesh të fotogragohet me të. Me siguri, e ruante me kujdes në këndin e saj të bizhuve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF