KreuStil Jetese

Buzëkuqët e errët, kujt i shkojnë dhe si kombinohen?

Sensualë, të sofistikuar, po për dikë vështirë se mund ta vërë në buzë. Eksperti i Lancome na zbulon se kujt i shkon dhe si vendosen buzëkuqët e errët.

Bordo, ngjyrë uthull, ngjyrë kumbull, ngjyrë karamel i errët, orkide, i kuq i errët deri te ngjyra vjollcë e thellë.  Elegantë dhe të sofistukuar, nuancat më të errëta të të kuqëve kthehen gjithnjë fuqishëm gjatë stinës më të ftohtë.

MrDaniel Make-up, Ambasador i Make-up Lancôme, na ndihmon për thyer disa mite si fakti që nuk është e vërtetë që janë tonalitete të vështira, apo që mund të vihen vetëm në raste të caktuara.

Buzëkuqët e errët, kujt i shkojnë?

Në mënyrën më banale u shkon të gjithave, Veçantia  e këtyre nuancave  është pikërisht kjo mjafton ta dini që ta kombinoni me tonin e lëkurës.

Duhet të nënvizojmë se tonaliteti bordo dhe vishnje në uthull janë me të vërtetë passe-partout dhe janë më universalët e kësaj game ngjyrash, sepse nxjerrin në pah nuancat natyrale të secilës.

Vetëm një këshillë, nëse keni konture shumë të theksuara duhet të shmangni shkëlqyesit dhe të vendosni ato mat.

Si zgjidhet një buzëkuq i errët në bazë të ngjyrës?

Çdonjëri nga ne ka një nënton të lëkurës unike, por vetëm se mund të ndahet në dy kategori, të verdhë ose rozë. Është shumë e rëndësishme kur zgjidhni buzëkuqin, edhe në rastin e atyre më të errët, është e nevojshme që të jenë në sintoni me ngjyrën e mishit, në përputhje me ngjyrën e flokëve ose syve tuaj.

Përshembull personat që kanë ngjyrë të verdhë të lëkurës duhet të zgjedhin ngjyrën kafe të errët në karamel, ndërsa ata me lëkurë të roztë qëndrojnë shumë mirë me vjollcën e ftohtë.

Në çdo mënyrë, ngjyra e buzëkuqit është edhe një zgjedhje personale dhe duhet të keni parasysh që një nënton në kontrast që kemi imagjinuar, mund të krijojë një kombinim shumë interesant.

Buzëkuqët e errët, si përshtaten?

Personalisht dua buzëkuq të errët, kur buzët janë fokusi i make-up-it, kështu që preferoj sy më natyralë, me qerpikë shumë të dendur dhe XXL.

Për të mos nënvlerësuar fundin e buzëkuqit të njëjtë, ai me shkëlqim krijon një efekt më të ndritshëm, një më kremoz është më perfekt për buzë sensuale, ndërsa ato mat janë të përshtatshme për një pamje më tërheqëse.

Duhet të keni parasysh se ka jashtëzakonisht shumëllojshmëri tonesh, janë të mrekullueshme me xhinse klasike + bluza të bardha që theksojnë pamjen, si dhe janë të përsosur për një rast të rëndësishëm në mbrëmje, sepse janë jashtëzakonisht sensuale.

 

Cilat janë defektet e këtyre tonaliteteve?

Pamëkatshmëria. Janë ngjyra që kërkojnë një aplikim perfekt, përveçse me kalimin e parë rezultojnë më pak të pasura, kështu që duhet të keni më pak durim gjatë aplikimit.

Për këtë, para se ta përhapni duhet të krijoni një bazë fondatine, pastaj aplikoni lapsin rreth kontureve të buzëve me të njëjtën gnjyrë të buzëkuqit të zgjedhur, për të qenë më të saktë. Për perfeksionistet e vërteta aplikojeni buzëkuqin me ndihmën e një peneli.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF