KreuCelebrity

Drama e radhës në DWM, përmbyset sërish situata!

Duket se ky episod i Dance With Me ka qenë i mbushur me dramaticitetet e radhës, e nga kjo mësuam se njëri nga çiftet është larguar nga spektakli. Xheni dhe Bernardi, ish-banorët e Big Brother, patën një krisje në romancën e tyre në jetën reale, çka ka shtyrë në vendimin e abandonimit të garës. Produksioni i ka zëvendësuar me dy konkurrentë të rinj, Kristina Bakiun dhe Drilon Hoxhën.

Përkatësisht me profesione: modele dhe aspirant për regjisor, Kristina dhe Driloni nuk ishin risia e vetme e kësaj të hëne. Robert Aliaj ka vendosur të vlerësojë me pikë, në bazë të përgjigjeve të garuesve për disa nga pyetjet e përgatitura nga vetë ai. Lidhur me situatat më të fundit politike dhe sociale në Shqipëri, maksimalisht vlerësoheshin ata të cilët mbanin një qendrim të drejtë sipas Robertit.

Si për të mos mjaftuar kjo, Alketa nuk është ndalur së insistuari se duhet të qendrojnë në sipërfaqje, sepse sipas saj ky stad është ndonjëherë zgjidhja më e mirë që mund të bëhet. Shumica e konkurrentëve nuk i kanë fituar pikët maksimale, ndërsa Ana Lika, një nga garueset ka shprehur publikisht dashurinë për të dashurin e saj, për të cilin nuk zbuloi detaje. Shumë dramë këtë herë në DWM, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF