KreuStil Jetese

Hapni sytë: 6 pallto që do t’i shihni KUDO këtë sezon!

Lajme të reja vazhdojnë të vijnë nga bota e modës, duke mos u ndalur vetë në 10 trendet më IN të kohës, por duke marrë dhe zbërthyer çdonjërin prej tyre.

Akoma më mirë për ne, në fund të fundit. Një artikull i detajuar mbi veshjet dhe aksesorët e stinës është pikërisht ajo që i duhet një fashionisteje të përkushtuar… dhe vajzat shqiptare po konvertohen gjithnjë e më tepër në ithtare të modës!

 

Ndalemi te palltot, kaq të rëndësishme tani që i ftohti dimëror po zbret mbi ne. Kemi shkruar që tema “animal” shihet kudo nëpër to, ndaç në gëzof, pupla apo push. Sa më e ndezur ngjyra e palltos, aq më mirë!

Jo vetëm kaq: e kuqja, palltot me kuadrate dhe dyngjyrëshe rikthehen gjithashtu bindshëm!

 

Specifikisht, cilat janë 6 palltot që do t’i shihni kudo këtë sezon? Lexoni në vijim!

 

1. Palltot “Teddy”

Të mos harrojmë që funksioni kryesor i një palltoje është të na mbajë ngrohtë. Por pse të mos jetë një pallto e ngrohtë dhe e rehatshme edhe në pjesën e jashtme të saj?

Palltot “Teddy”, inspiruar nga arushët e pellushit i kryejnë më së miri të dy funksionet! Jo vetëm që mbani ngrohtë veten tuaj, por kushdo do të mbajë radhë për t’ju përqafur, vetëm që të marrë pak nga kjo ngrohtësi! Cute, apo jo?

 

2. Pallto të kuqe qershi

Mos bëni me hile: nuk po flasim për palltot vishnjë apo e kuqe e mbyllur. Guxoni me një pallto të kuqe flakë, pasi e kuqja, e përsërisim me mijëra herë, është ngjyra e këtij sezoni! Fendi, Givenchy dhe Jason Wu kanë qenë ndër të parët që prezantuan këtë trend ndjekur më pas nga të gjithë.

Mos kini turp ta vishni, sepse do të ktheni koka, në kuptimin e mirë të fjalës. Merrni pikë ekstra nëse e vishni nga koka te këmbët!

 

3. Pallto me kuadrate

Është pallto klasike, ndaj absolutisht mos ngurroni ta bëni tuajën. Balenciaga, Prada, Off-white dhe Alexander Wang iu rikthyen këtij trendi këtë sezon, dhe me plotësisht të drejtë.

Pse të harrohet një krijim kaq i bukur?

Mbase palltoja më chic e vjeshtë-dimër 2017/2018, bëjeni pjesë të dollapit tuaj. Sa më XL ta zgjidhni, aq më mirë!

 

 

4. Pallto dyngjyrëshe

Ah, kjo është diçka që nuk e sheh çdo ditë!

Megjithatë, është një trend i parë në pasarela, si dhe supermodeles Miranda Kerr dhe Olivia Palermos.

Nëse pjesa tjetër e veshjes tuaj është njëngjyrëshe (dikush mund ta konsiderojë të mërzitshme), lërjani kësaj palltoje në dorë për ta ngritur veshjen në një tjetër nivel!

 

 

5. Pallto me shkëlqim

“S’kemi frikë nga bora, s’kemi frikë nga shiu” është çfarë të vjen ndërmend kur sheh këtë pallto!

Një mushama shiu chic, kjo pallto duhet të jetë në vend të parë të listës suaj për shopping. Stella McCartney, Ellery dhe Proenza Schouler duhen falënderuar për këtë trend!

PVC apo lëkurë, s’ka rëndësi; mjafton të shkëlqejë!

 

 

6. Pallto “bakllava”

Ky është emri që i vendosëm, pasi me të drejtë të kujton ëmbëlsirën e famshme të fundvitit.

Është e ëmbël kjo pallto; duket si një jorgan i madh chic, me të cilën keni rënë dhe jeni zgjuar nga gjumi. Pse jo? Të gjithë do të donim ta merrnim krevatin me vete në mëngjes!

Chanel dhe Altuzarra e prezantuan këtë pallto në pasarelat e tyre, ndaj inspirohuni nga ato se si ta kombinoni në mënyrën më të mirë të mundshme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF