Mira Kazhani, shkëlqimi dhe rënia e ish-opinionistes në “Top Channel”! 0 1158

Sara Gurabardhi

Në 21 Mars 2015 marrëdhënia e Mira Kazhanit me Ledion Liço, e Top Channel do të niste një histori të vërtetë “dashurie” gazetarja e edicionit të parë të Pasdites (nën prezantimin e Arbana Osmanit) u rikthye në Top Channel si triumfatore me një status, të cilin ajo vetë nuk e kishte parë as në ëndrrën më të bukur. Pas largimit të Mimoza Ahmetit nga roli i Opinionistes së Big Brother 8, Mira Kazhani u ul në poltronin e lakmuar prej shumë gazetarësh apo njerëzish publik!

Mira dhe Ledioni ndanë kështu për javë me rradhë të njëjtën studio! Ledioni prezantues, Mira opinioniste! Ky pozicion i solli mandej Mirës një tjetër vend të dashur në këtë ekran. Ajo u bë pjesë e mëngjesit të shqiptarëve, me një nga programet më jetëgjatë të këtij ekrani “Wake Up”, krah një tjetër prezantuesi me emër në Top, Eno Popi! Sezoni i mëngjesit do të mbaronte së bashku me kontratën e Mirës, që duket se ka qenë i hidhur jo vetëm për gazetaren Kazhani.

Që prej largimit nga mëngjesi (qershor 2016, kohë kur mbaroi sezoni i Wake Up), Mira nuk është parë më në Top Channel. Nga opinioniste dhe çelëse e programit ditor, asnjë ftesë dhe asnjë prezencë e saj në panelet e përditshme të Top-it!

Dhe ja si rrufeja në qiell të hapur mesdita e kësaj të hëne e bashkoi sërish Mira Kazhanin dhe Ledion Liço. Këtë herë me “një copë letër”, e cila mban të shkruar një padi nga ky i fundit për ish-opininisten e Big Brother-it të tij! Mira, ose më saktë portali që ajo drejton ka gjykuar vizitën që Liço ka bërë me të voglin e tij në muzeun “Shtëpia e Gjetheve”, në Tiranë (Shkrimi origjinal sipas gazetës Express, – të përfshirë në këtë debat, nuk ekziston më në rrjet)! Por, kaq e rëndë të ketë qenë në këndvështrimin e Ledionit ajo që Mira ka shkruar ndaj prindërimit të tij (Megjithëse, askush nuk toleron tek gjykimet për prindërim, apo edukimin e fëmijëve)?! Apo të ketë ndonjë mëri të vjetër mes dy figurave, që ju është dashur fare pak benzinë nga Kazhani, sa ta “ndizte” Liçon e ta detyronte t’ia çonte emrin Kazhanit në gjykatë! Demshpërblimi që ai kërkon “ndjesë publike” dhe aspak monetar tregon se Ledioni do të vërë pikat mbi “I” njëherë e mirë me Mirën! Çfarëdo që të ndodhë në vijim ka pak rëndësi pas ngjarjes së sotme! Për Mira Kazhanin 6 nëntori 2017 është kaq i largët me marsin e paharrueshëm të 2015-ës!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *