KreuCelebrity

Miriam Cani, si një perëndeshë në klipin e ri! Zbulohen pamjet…

Siç edhe ishte përfolur, klipi i ri i këngëtares Miriam Cani duket se do të sjellë një imazh krejt të ri të artistes, që deri më tani jemi mësuar ta shohim pa teprime. Ka qenë prezantuesja Dojna Mema, ajo që ka zbuluar një pamje të Miriamit, pikërisht teksa këngëtarja është duke xhiruar. E veshur me çizmet më IN të sezonit, të gjata deri mbi gju, me një fustan të zi i veshur i gjithi me gurë dhe me një kurorw që i jep një pamje perëndeshe, shfaqet një Miriam e kuruar si kurrë më parë. Merita e gjithçkaje duket se i takon stafit që po realizon klipin, nën drejtimin e Ajola Xoxës, dhe stilistes Enada At’Nikolla, e cila ka realizuar jo vetëm këtë veshje, por gjithë ‘outfitin’ e klipit, të cilin do ta shohim kur klipi të jetë përfunduar.

Në fakt kemi qenë në dijeni të planeve të Miriam Canit për realizimin e një klipi të ri muzikor, me regjisore Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erjon Veliaj. Këto plane i ka zbuluar vetë këngëtarja, në emisionin e Rudina Magjistarit, duke thënë se klipi është i përmasave të mëdha dhe kërkonte ndihmën e profesionistëve.

Me pamjen që na u ofrua sot duket vetëm maja e ajsbergut të një klipi që me gjasë do të jetë një nga më të komentuar, për shkak të profesionistëve që i janë bashkuar ekipit të realizimit të tij!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF