KreuCelebrity

Puthja në buzë mes dy aktoreve që po thyen internetin!

Puthjet në buzë mes personave të së njëjtës gjini, e aq më tepër përpara ekranit, prej kohësh nuk përbëjnë më një tabu! Britney dhe Madonna, Enca dhe Era Istrefi, Devisi dhe Doriani në “Fiks Fare”, Belen Rodriguez dhe Ilary Blasi e tani dy aktore!

Një natë më parë në skenën e “Hollywood Film Awards” në Beverly Hills aktorja Kate Winslet është puthur me Allison Janney! Kate ishte ngjitur në skenë pasi mori një çmim për rolin e saj në filmin e Woody Allen, “Hollywood Actress Award” me “Wonder Wheel”.

 

Teksa merrte çmimin, ajo shfaqi edhe dashurinë që ka për yllin Allison Janney, duke treguar gjatë fjalimit të saj se edhe pse nuk njihen mirë ajo do të jetë si ajo dhe i ka kërkuar nëse mund të puthen.

Janney është ngjitur menjëherë në skenë pasi ka dëgjuar deklaratën e Winslet, ato janë puthur në buzë e janë përqafuar fort! Winslet e ka cilësuar këtë moment si tepër emocionues!

 

Nuk është rasti i parë në Hollywood ku kemi të bëjmë me shprehje dashurie. Edhe aktorja Nicole Kidman puthi në buzë kolegun e saj Alexander Skarsgard gjatë ndarjes së çmimeve “Emmy”, ndërkohë që bashkëshorti i saj këngëtari country Keith Urban e duartrokiti këtë gjest.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF