KreuCelebrity

Sara, kundër spektaklit të njohur shqiptar…?!

“Portokalli” duket se ka nisur zyrtarisht sezonin e humorit, në një mënyrë disi më ndryshe nga se kemi parë më herët. Edhe pse spektakli ka patur pjesë të caktuara ku aktorët imitonin personazhe të famshëm, duket se tashmë performanca të tilla janë shtuar edhe më tepër. Pa deklaratë me fjalë, duket qartazi se dy nga spektaklet kyç të televizionit konkurrent janë vënë nën shënjestrën e humorit të “Portokalli”.

“E Diela Shqiptare” dhe “Zonë e Lirë” janë sjellë në një tjetër aspekt nga formati i përjavshëm i së dielës mbrëma në Top Channel, e duket se Sara Hoxha ka qenë fanse e një skeçi në veçanti. “Ujvara e ëmbëlsisë” është një lloj imitimi i Ardit Gjebreas dhe spektaklit të tij të fundjavës, e Sara nuk ka lënë pa postuar një foto nga ky moment në My Story-n e saj. Mes shumë të qeshurash nga publiku, duket se edhe Hoxha është tërhequr nga imitimi i personazhit dhe situatës.


Është ky një tregues që Sara e sheh në një tjetër aspekt “E Diela Shqiptare”? Apo ka qenë kjo thjesht një tërheqje nga performanca e aktorëve dhe realizimi? Sido që të jetë, duket se trashëgimtarja e Top Channel e shijon së tepërmi “Portokalli”…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF